LAJMI I FUNDIT:

Analisti ushtarak: Rusëve në Bakhmut u mungojnë ushtarët dhe pajisjet

Analisti ushtarak: Rusëve në Bakhmut u mungojnë ushtarët dhe pajisjet

Analisti ushtarak Mike Martin, i cili punon si bashkëpunëtor i lartë në studimin e luftës në King’s College në Londër, ka ofruar  në Twitter një pasqyrë se cilat zona të Ukrainës do të jenë kyçe për t’u parë në javën e ardhshme. Ai pret që mund të ketë lëvizje interesante në qytetet lindore të Bahmutit dhe Kreminës.

Martin pretendon se forcat ruse janë “përpjekur të thyejnë linjat ukrainase” në Bakhmut për muaj të tërë, por kanë bërë “përparim tepër të ngadaltë me një humbje të jashtëzakonshme jetësh”, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ai thekson se qyteti është ende i rëndësishëm për Rusinë, sepse përshtatet me narrativën e tyre për “çlirimin” e rajonit lindor të Donbasit.


Atij i duket se beteja për Bakhmutin po “kulmon dalëngadalë” për Rusinë, pasi atyre po u mungojnë si burrat ashtu edhe pajisjet.

“Ndoshta mund të sillnin më shumë njerëz dhe pajisje, por tani për tani duket se është në pritje”, thekson Martin.

Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase shpresojnë të kthejnë territorin rreth Svatovit dhe Kreminës.

Martin është i bindur se në bazë të pushtimeve të mundshme territoriale rreth Svatovit dhe Kreminës, ukrainasit mund të ndërpresin logjistikën ruse në rajonin e Donbasit.

Tashmë ka pasur raportime se trupat ukrainase mund të kenë arritur në periferi të Kreminës, shkruan Sky Neës.

Martin gjithashtu i referohet raporteve të mëtejshme të rusëve që plaçkitnin qytetin, gjë që zakonisht i paraprin një tërheqjeje ruse.

“Gjatë javës së ardhshme do të kisha kujdes në Bakhmutin dhe Kreminën. Sidomos Kreminën”, thotë analisti ushtarak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Putin i ofron SHBA-së minerale të ralla ruse dhe ukrainase

Putin i ofron SHBA-së minerale të ralla ruse dhe ukrainase

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Kalo në kategori