Pas mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar komune në Drenas, votimi në ditët e ardhshme i projektligjit për buxhetin e vitit 2017 do të jetë përcaktuesi kryesor se a do të shkojë Kosova në zgjedhje parakohshme, të cilat janë kërkuar nga opozita qysh prej vitit të kaluar.
Analisti politik Imer Mushkolaj ka shprehur bindjen se PDK-ja do ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme, me qëllim që Kadri Veseli të bëhet kryeministër i Kosovës.
“PDK do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, kur Kadri Veseli ta vlerësojë se do të jetë më e përshtatshme për të. Zgjedhjet do të duhej të mbaheshin më së largu deri në fundin e marsit ose fillimin e prillit të vitit të ardhshëm. Veseli do të provojë që të shkojë në zgjedhje dhe të marrë postin e kryeministrit, përderisa PDK është ende partia më e madhe, ngase trendi nuk është duke shkruar drejt rritjes, por drejt tkurrjes së saj”, ka thënë Mushkolaj për Veriu.info.
Për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje ka folur edhe analisti politik Nexhmendin Spahiu, i cili mendon se fitorja bindëse e PDK-së në balotazh është sinjal që mund të shkohet në zgjedhje.
“Fitorja e PDK në Drenas është rezultat i asaj që Kadri Veseli shumë shpejt i sheh gabimet e veta dhe i përmirëson ato shumë shpejt. Interesi i të gjitha partive, pos lidershipit të LDK-së, është me shku në zgjedhje”, ka thënë analisti Spahiu.
Në anën tjetër deputeti Shaip Muja, thotë se kryeministri Mustafa dhe qeveria në përgjithësi nuk ka qenë në gjendje të zgjedhin asnjë problem kyç për Kosovën deri më tash.
“Qendrimi im personal pavarësisht Drenasit, ka qenë që PDK në tetor të vitit të kaluar është dashur të filloj procedurën e zgjedhjeve të parakohshme, sepse ky kryeministër dhe kjo qeveri nuk kanë qenë në gjendje të zgjedhin asnjë problem kyç për Republikën e Kosovës. Çdo problem të madh e ka politizuar dhe e ka dëmtuar rëndë opinionin publik dhe autoritetin e vet qeveritar. Drenasi edhe në balotazh ka qenë fitues, sepse taktikat e VLAN-it të cilat i kanë përdorur për ta përçar Drenasin, sipas teorisë latine ‘përçaj e sundo’ nuk kanë ‘pi ujë’, për arsye se qytetarët Drenasit treguan qytetari të lartë demokratike duke votuar në mënyrë shumë të drejt. Në këtë mënyrë është dërguar mesazh se Drenasi është qyteti i vlerave historike të UÇK-së, të vlerave domethënëse të PDK-së dhe të shtetndërtimit. Prandaj PDK-ja mbetet e konsoliduar, pavarësisht konkurrentëve që mundohen ta dëmtojnë politikisht dhe që mundohen ta gjunjëzojnë. Lidershipi i PDK-së është i mjaftueshëm që të mund të quhet njëshi apo partia lidere në Kosovë”, ka thënë Muja.
Muja, i cili në fushatën zgjedhore në Drenas ka qenë deputeti më aktiv përkrah Ramiz Lladrovcit, nuk mendon se me shkuarjen në balotazh është thyer miti i bastionit në këtë qytet.
“Aspak, po vetëm sa e ka fuqizuar. Paragjykimet për Drenasin se atje vjedhet në mënyrë kolektive dhe klandestine, tash janë ra sepse këto zgjedhje kanë tregu se atje asnjëherë nuk është vjedhur, atje gjithmonë është zhvilluar demokracia, gjithmonë është lejuar toleranca. Por kundërshtarët politik nuk kanë pas forcë sikur që e treguan edhe tash, ku u mobilizuan të gjitha partitë politike kundër PDK-së dhe për shkak të lëshimeve që i kishte bërë udhëheqja e kaluar, arritën t’i bëjnë nja 37 %. Lideri i tanishëm komunal, që është z.Ramiz Lladrovci në tre mujorin e parë do të ju tregoj fatin të gjithë atyre që krekosen, se s’kanë vend më në Drenas. Averzioni që është krijuar kundër tij është bërë me qëllim, sepse e dinë të gjithë kundërshtarët se me këto vota Drenasi e ka betonuar fitoren në pesë vjeçarin e ardhshëm. Ne kemi qenë fitues në balotaz, tash jemi dominues politik në rang republike”, theksoi deputeti Muja.
Muja tregon se nëse nuk merren parasysh propozimet për ndryshime buxhetore në linjat të cilat ai dhe disa deputetë i kanë propozuar, atëherë nuk do ta votojnë buxhetin, derisa zotohet se vota e tij do të jetë sigurt kundër buxhetit, nëse Drenasit nuk i plotësohen kërkesat./Veriu.info/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës