LAJMI I FUNDIT:

Analistët: LSDM dhe BDI në qeveri, mundësia më e mirë për qeveri (Video)

Analistët: LSDM dhe BDI në qeveri, mundësia më e mirë për qeveri (Video)

Koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së është opsioni i vetëm i mundshëm për formimin e qeverisë së re, konsideron analisti Sasho Ordanovski. Sipas tij, kombinatorikat e tjera të koalicionit për BDI-në janë të parealizueshme, meqë në të ardhmen partia do të mund të përballej me një situatë në të cilën nuk do të mund të sigurojë asnjë mandat deputeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Unë nuk kam asnjë dilemë se ne jemi duke u përgatitur për një qeveri mes BDI-së dhe LSDM-së, kjo nuk do të formohet së shpejti, do të marrë edhe një javë. Bëhet fjalë për një teatër që doemos duhet të kalohet. Ky teatër para se gjithash vjen nga rezultati i keq zgjedhor i BDI-së, por edhe për shkak të asaj se BDI-ja as që ka ndonjë mundësi tjetër përveç asaj që të bëj koalicion me LSDM-në” – tha analisti Sasho Ordanovski, deklaratë kjo e përcjellur nga Alsat-M.

Një pjesë e ekspertëve konsiderojnë se gjatë zgjedhjes së partnerit të koalicionit, BDI-ja do të ketë shansin të tregojë nëse me të vërtetë angazhohet për afrimin e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s.


”E pamë shumë qartë se nga OBRM-PDUKM-ja u shprehën kundër vazhdimit të mandatit të Prokurorisë Speciale, reformat prioritare as që i përmendin, përmenden vetëm deklarativisht. Nga ana tjetër, BDI-ja e cila gjithmonë e thotë në mënyrë deklarative si bazë të saj integrimin evropian, një kohë të gjatë vazhdimisht bie në këtë test dhe koalicioni i tyre praktikisht do t’i deligjitimoj ata si subjekt që është proevropian” – tha Malinka Ristova Jordanovska – drejtore e EPI-së.

Në panel-diskutimin e sotëm të organizatës joqeveritare CIVIL, pjesëmarrësit bënë të ditur se vazhdimi i procesit për formimin e qeverisë, do t’u shkaktojë dëm pikërisht atyre që tentojnë të blejnë kohë./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=RbY8h35Iy_c

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori