Rastet e ditëve të fundit, që kanë të bëjnë me krime të rënda të grabitjeve, me ç’rast pati edhe viktima, ku tre persona humbën jetën brenda një muaji, sipas analistëve nuk paraqesin panik apo rrezik për sigurinë e përgjithshme të qytetarëve, por lënë gjurmë të thellë në kujtesën kolektive të shoqërisë.
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk ka kurrfarë shenje apo ndonjë indikacion që shoqëria të jetë në panik apo të frikësohen për sigurinë e brendshme.
Musliu tregoi se kriminelët që vijnë nga perëndimi, këtë lloj krimi e kanë ushtruar nëpër këto vende.
“Ky është një fenomen, i cili thjesht ka ndodhur në Kosovë dekadën e fundit. Një nga elementet janë kriminelët që vijnë nga perëndimi dhe e kanë ushtruar këtë lloj krimi, të dënuar dhe janë deportuar. Shoqëria kosovare nuk ka qenë e gatshme për këtë lloj krimi dhe grabitje me armë. Sidomos dy vitet e fundit ka ndodhur në qendër grabitje të qendrave afariste, bankave etj”, ka thënë ai.
Sipas tij, liria e plotë e qytetarëve të Kosovës nuk është e rrezikuar apo e cenuar.
“Secili duhet ta bëj punën e vet, policia, gjyqësori që këta kriminel mos të lihen të lirë dhe të bëjnë punën e tyre. Institucionet përkatëse duhet të investojnë më shumë në polici. Policët duhet të kenë pajisje, të trajnohen, të rritet numri i policëve dhe ngritjen e përgjithshme profesionale”,ka thënë Musliu.
Ndërsa sociologu Artan Muhaxhiri, u shpreh se ngjarjet e këtilla janë traumatike.
Muhaxhiri theksoi se këto shkaktojnë çrregullim brutal të rutinës në jetën e përditshme dhe lënë gjurmë të thella në kujtesën kolektive.
“Vrasja e dy individëve në hapësirë publike të një vendi pa nivel të lartë të krimit, si Istogu, është tragjedi me fuqi të jashtëzakonshme simbolike. Ajo shndërrohet në inspirim diskursiv për legjendë urbane dhe transmetohet prej gjeneratës në gjeneratë, duke u ndryshuar me kalimin e kohës në variacione të cilave u shtohen ose hiqen detaje. Fakti se Izet Demaj kishte bagazh të luftëtarit të lirisë dhe u vra në detyrë duke e parandaluar krimin bëhet dimension i veçantë i rrëfimit mbi parimet morale dhe vazhdimësinë e përkushtimit për të mirën e përgjithshme deri në sakrificën sublime”, vlerësoi ai.
Ndryshe, në mesnatën e 27 nëntorit në oborrin e një shtëpie në Veternik të Prishtinës, në tentim për të vjedhur, një person është vrarë nga pronari i shtëpisë.
Ndërsa, të enjten gjatë një përballjeje me grabitësin e një banke në Istog është vrarë polici i Policisë së Kosovës, Izet Demaj dhe plaçkitësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës