Kosova e Serbia pritet që të rifillojnë bisedimet në muajin e ardhshëm, në një përpjekje për t’i hapur rrugë arritjes së një marrëveshjeje detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Deri më tani autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar se arritja e marrëveshjes pritet të ndodhë brenda një periudhë nëntë muajshe.
Por, çështja më e debatueshme është se cilat do të jenë kompromiset që duhet t’i bëjnë të dyja vendet në mënyrë që ky proces të përmbyllet.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq vazhdimisht thekson se të dyja palët duhet të humbin ngapak, ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaci thekson se të dyja palët duhet të përfitojnë nga ky proces.
Analistët në Prishtinë thonë se me marrëveshjen e re pritet që Serbia të bëjë hapa përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian ndërsa Kosovës pritet t’i ofrohet anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për studimin e politikave, Naim Rashiti në një bisedë me Zërin e Amerikës se marrëveshja e ardhshme duhet të jetë e tillë që të mos lejojë paqartësi në të ardhmen.
Ai thotë se njohja e ndërsjellë do të jetë e vështirë pasi që sipas tij për këtë çështje ka edhe mungesë të bashkërendimit ndërmjet vendeve kryesore perëndimore.
Rashiti thotë se bisedimet pritet të jenë shumë të ndërlikuara.
“Ideja është çfarë kërkon (Aleksandër) Vuçiç dhe qeveria serbe në kompensim të dhënies ose konsensusit të tyre për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe krejt kjo betejë që bëhet për heqjen e njohjeve për pengimin në anëtarësimet ndërkombëtare bëhet për të rritur pazaret në fund, e ky pazar ka të bëjë kryesisht me statusin e serbëve të cilët ata duan natyrisht një autonomi shumë më të gjere se sa edhe që asociacioni e ofron”, tha Rashiti.
Labinot Greiçevci nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, thotë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë përpjekje që të arrijnë marrëveshje me Serbinë pasi që është në të mirën e konsolidimit të shtetësisë së saj.
“Nëse nuk do të kemi një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë deri në qershorin e vitit të ardhshëm atëherë janë gjasat reale që kjo çështje do të mbetet edhe për një dekadë të ardhshme dhe nëse vazhdon kjo gjendje mendoj se humbësja më e madhe në këtë aspekt ose në këtë kontekst ëhstë vet Kosova sepse ka nevojë që të tejkalojë këtë gjendje dhe të vazhdojë konsolidimin e jashtëm dhe të brendshëm”,tha zoti Greiçevci.
Analistët procesin përfundimtar të bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë e shohin të vështirë. Ndërsa ndajnë mendime të ndryshme për përkrahjen ndërkombëtare për Kosovën.
“Ky proces do të jetë më i vështirë se sa i viteve 2007 e 2008 në Vjenë ku kishte një bashkërendim të madh të faktorit ndërkombëtarë dhe nja makineri e cila rregullonte dhe mirëmbante procesin në tërësi. Tani nuk e kemi, kemi një vullnet por nuk kemi bashkërendim për këtë temë dhe nuk jam i sigurt që do të ketë dhe për të qenë më optimist se procesi do të përmbyllet do të duhet të shohim një bashkërendim Bashkim Evropian-Gjermani-Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse duam të shohim një përmbyllje të saktë të procesit. Deri më tani kemi parë vullnet por jo edhe veprime”, tha Rashiti.
“Është një momentum i ri ku kemi aktivizimin e akterëve kryesorë ndërkombëtarë të vendeve të Quint-it dhe kjo duhet të përdoret ose shfrytëzohet nga institucionet e Kosovës në mënyrë që të arrihet deri te zgjidhja e kësaj nyje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pikërisht ky aktivizim i faktorëve ndërkombëtarë krijon një shpresë se mund të arrihet ajo marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë”, tha Greiçevci.
Analistët thonë se anëtarësimi i Kosovës në organizatën e Kombeve të Bashkuara edhe pas një marrëveshje me Serbinë do të jetë i vështirë pasi që sipas tyre rol të rëndësishëm pritet të ketë Rusia e cila vazhdon të mbështesë qëndrimin e Beogradit kundrejt statusit politik të Kosovës.
Ata thonë poashtu se edhe nëse arrihet një marrëveshje në fillim të vitit të ardhshëm, zbatimi i saj në praktikë do të zgjatë për shkak të marrëdhënieve të ndera ndërmjet Kosovës e Serbisë./VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme