LAJMI I FUNDIT:

Amorim shqetëson edhe më shumë tifozët, nuk e përjashton mundësinë e rënies së Man Utd nga liga

Amorim shqetëson edhe më shumë tifozët, nuk e përjashton mundësinë e rënies së Man Utd nga liga

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, nuk ka dashur të përjashtojë mundësinë e rënies nga liga pas humbjes të skuadrës së tij, këtë herë në shtëpi kundër Newcastle United me rezultat 0-2.

Mbrëmë, United pësoi humbjen e katërt radhazi, dhe të tretën në Ligën Premier, duke e lënë skuadrën të “ngecur” në vendin e 14-të të tabelës me vetëm shtatë pikë mbi zonën e rënies. Për më tepër, loja e skuadrës nga Old Trafford nuk garanton se do të ndryshojë diçka, ndaj shqetësimi i tifozëve është i justifikuar.

Trajneri i ri i skuadrës Ruben Amorim, i cili nuk arriti të ringjallte skuadrën pas shkarkimit të Erik ten Hag, mori pyetjen më tronditëse në konferencën për shtyp, e cila ka të bëjë me rënien e mundshme nga kategoria.


United vazhdon me rezultate katastrofale, mposhtet në Old Traford nga Newcastle
Lexo po ashtu United vazhdon me rezultate katastrofale, mposhtet në Old Traford nga Newcastle

Ai nuk ka dashur të përjashtojë skenarin më të keq, duke thënë se do të jetë i vështirë. Portugezi thekson se liga është shumë e vështirë dhe se duhet të jesh i sinqertë me tifozët.

“Jam vërtet i shqetësuar. Nëse shikoni ligën, është vërtet e vështirë dhe çdo ekip ka një shans për të fituar. Ne duhet të jemi vërtet të sinqertë me tifozët tanë dhe veçanërisht me lojtarët. Ne do të luftojmë për jetën tonë , duhet të vazhdojmë”, ka thënë fillimisht Amorim.

“Një moment vërtet i vështirë, një nga më të vështirat në historinë e Manchester United. Ne humbëm përsëri në shtëpi dhe ky është një fakt. Duhet të vazhdojmë të besojmë dhe të punojmë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të dalë”, përfundoi portugezi.

Amorim pranoi se sistemi i tij me tre mbrojtës nuk po funksionon, veçanërisht pasi United pësoi dy gola identikë kundër Newcastle mbrëmë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Kalo në kategori