LAJMI I FUNDIT:

Amerikanja 273 kilogramë, dëshiron të bëhet gruaja më e rëndë në botë

Amerikanja 273 kilogramë, dëshiron të bëhet gruaja më e rëndë në botë

Donna Simpson (44 vjeçare) nga New Jersey, e gjatë 167 centimetra dhe me peshë 273 kilogramë, ka për qëllim të bëhet gruaja më e rëndë në botë dhe të arrijë peshën 463 kilogramë. Për ta arritur qëllimin e saj, Simpson çdo ditë konsumon 12.000 kalori.

Pesha e saj filloi të shtohej derisa ishte e martuar me burrin e parë, kuzhinier i cili përgatiste ushqime të shijshme për të, ndërsa herë pas herë ia sillte edhe ushqimet që mbeteshin nga restoranti ku punonte.

Kur u shkurorëzuan, menjëherë pas lindjes së djalit të tyre Devin, Donna vazhdoi të shtonte peshë.
U përpoq të humbte peshë, por hoqi dorë pas gjashtë muajsh. Ishte e gatshme edhe t’i nënshtrohej një operacioni në lukth në luftën e saj me kilogramët e tepërt, por hoqi dorë pasi një mik i saj kishte vdekur pas një operacioni të ngjashëm.

Prej atij momenti vendosi të trashej sa më shumë që mundet. Njohu të dashurin e ri, Philippe Gouamba, i cili peshon 82.5 kilogramë dhe është i gjatë 190 centimetra.


Përkundër vërejtjes së mjekëve se ajo më nuk mund të lindë fëmijë, Simpson më 2007 lindi me prerje cezariane vajzën Jacqueline. Pas kësaj edhe zyrtarisht u bë nëna më e trashë në botë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori