LAJMI I FUNDIT:

Amerikanet shesin vezoret për 10.000 dollarë

Amerikanet shesin vezoret për 10.000 dollarë

Kriza financiare ka marrë hov aq të madh sa që disa gra në Amerikë janë shtyrë që të bëjnë një hap dëshpërues, të shesin vezoret e tyre tek klinikat e sterilitetit për arritur që të mbulojnë shpenzimet mujore. Për çmimin prej 10.000 dollarësh amerikanë vezoret e veta i ka shitur edhe artistja 23-vjeçare nga New Yorku, Nicole Hodges.

“Ende e paguaj fakultetin, jam në kredit dhe jetoj në një banesë me qira e cila më kushton shumë, kështu që më duhen paratë së tepërmi”, ka pranuar vendimet e saj Nicole për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se me këtë gjë në fakt ka bërë një vepër të mirë për gratë të cilat nuk janë në gjendje që në mënyrë natyrale të bëhen nëna. Klinikat në mbarë Amerikën të cilat merren me problemin e plleshmërisë kanë shënuar rritje të numrit të donatorëve gjatë vitit të kaluar.

Tejkalimin e recesionit me shitjen e vezoreve në Illinois e kanë praktikuar madje 40 për qind më shumë gra gjatë vitit të kaluar duke “dhuruar” qelizat e tyre të vezoreve dhe duke shtuar llogarinë e tyre bankare për dhjetë mijë dollarë. Punën me përfitim, siç duket në shikim të parë, nuk janë në gjendje ta bëjnë të gjitha gratë.

Siç pohon ekspertja për sterilitet Katherine Bernardo, vetëm 5 deri në 7 për qind e grave të cilat paraqiten, në fund mund të dhurojnë qelizat e tyre të vezoreve. Kandidatet ideale janë ato si Nicole, gratë në moshën e hershme të njëzetave, me shëndet dhe arsimim të mirë.


Në trend Fun

Më shumë
Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Merr fund një nga gjuetitë më të gjata të thesarit në botë

Merr fund një nga gjuetitë më të gjata të thesarit në botë

Interesante
Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Interesante
Momenti i pështirë kur shumëkëmbëshi e hanë prenë e gjallë (Video)

Momenti i pështirë kur shumëkëmbëshi e hanë prenë e gjallë (Video)

Kalo në kategori