Në sajë të identifikimit që ka bërë kohëve të fundit senatori amerikan Bernie Sanders se Danimarka është një demokraci sociale ideale, ky vend është bërë temë diskutimi e shumë mediave.
Por, ajo çfarë bie në sy është se, transmeton Telegrafi, në çdo standard të matur, socializmi danez ia kalon atij amerikan. Këtu janë disa shembuj:
Të papunët në Danimarkë marrin 90 për qind të pagës për dy vite
Danimarka ka një siguri të madhe sociale për të papunët – çdo punëtorë që ka punuar së paku 52 javë në tri vitet e fundit mund të kualifikohet në ata njerëz që mund të gëzojnë 90 për qind të pagës së tyre, për dy vite me radhë. Qeveria daneze gjithashtu ka edhe programe trajnimi për të papunët. Si rezultat, 73 për qind e danezëve, nga 15 në 64 vite kanë një punë që paguhet, krahasuar me 67 për qind e amerikanëve.
Danimarka shpenzon shumë më pak në shëndetësi se sa Amerika
Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, amerikanët shpenzojnë dy herë më shumë për shëndetësi në kokë banori se sa danezët – fondi i përbashkët i shëndetësisë është në dispozicion të të gjithë taksapaguesve. Sipas kësaj organizate, në vitin 2009, amerikanët paguan një mesatare prej 7290 dollarë në vit për person – ndërsa danezët vetëm 3512 dollarë.
Danimarka është vendi më i lumtur në botë
Raporti i Lumturisë Botërore, transmeton Telegrafi, i cili përcakton se cili është populli më i “lumtur”, duke shfrytëzuar parametrat si jetëgjatësia, Bruto Prodhimi Vendor, siguria sociale, si dhe faktorët si “perceptimi i korrupsionit” dhe të tjera, ka gjetur Danimarkën si vendin më të lumtur në botë. SHBA-të, ndërkohë janë gjendur në vendin e 17-të.
Danezët gëzojnë orarin më të shkurtër javor të punës
Danimarka udhëheq para çdo vendi sa i përket balancit punë-jetë. Danezët punojnë mesatarisht 33 orë për javë, fitojnë rreth 46 mijë dollarë në vit dhe kanë të drejtë të pushimit vjetor (me pagesë) prej 5 javësh. Në SHBA, mesatarja e punës sillet në rreth 47 orë në javë. Veç kësaj, amerikanët gëzojnë pushim prej vetëm 16 ditësh në vit. Kjo vije kryesisht si pasojë e klimës së vështirë të punësimit, ku pagat kanë stagnime dhe shpenzimet janë rritur.
Danimarka u paguan 900 dollarë në muaj për studentëve, vetëm që të marrin pjesë në kolegje
Në SHBA, kostoja e shkuarjes në shkollë është rritur në 500 për qind në 30 vitet e fundit. Por në Danimarkë, jo vetëm që kolegji është i lirë, por studentëve u paguhet edhe nga 900 dollarë në muaj për të shkuar në shkollë. Dhe ky fond zgjat për deri në 6 vite. Për kontrast, amerikanët paguajnë 31 mijë dollarë në vit për të qenë pjesë e një universiteti privat.
Danimarka ka të hyra më të larta për kokë banori se çdo vend në botë
Në Danimarkë, pavarësisht një jave të shkurtër të punës dhe mundësive gjeneroze në sigurinë sociale, punëtorët fitojnë më shumë se sa nevojat e tyre bazike. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, transmeton Telegrafi, të hyrat për banorë në Danimarkë arrijnë për rreth 5 mijë dollarë më shumë se në SHBA.
Danimarka ka njërën nga shkallat më të ulta të varfërisë – SHBA-të njërën nga më të lartat
Përfitimet për jetuar në Danimarkë janë shumë të mëdha. Danimarka ka shkallën e dytë më të ultë të varfërisë, me rreth 0,6 për qind. Kjo shifër është shumë e vogël, krahasuar me 14,5 për qind të varfërisë në SHBA.
Danimarka radhitet si vendi i parë më i përshtatshëm për të bërë biznes – SHBA-të radhiten në vendin e 18-të
Forbes kishte përdorur 11 kritere të ndryshme për të ranguar vendet – inovacioni, të drejtat e pronës, burokracia, taksat, mbrojtja e investitorëve, performanca e tregut të aksioneve, teknologjia, korrupsioni, liria personale, liria e tregtisë dhe liria monetare. Në bazë të këtyre kritereve, SHBA-të radhiten në vendin e 18-të.
Prindërit e rinjë në Danimarkë kanë 52 javë pushim të paguar familjar – prindërit e rinjë amerikanë nuk fitojnë asgjë.
Qeveria e Danimarksë iu jep prindërve të rinjë mesatarisht 52 javë pushim me pagesë – një vit të tërë – pasi ata të kenë bërë fëmijë. Ato 52 javë mund të ndahen ashtu siç prindërit do të dëshironin. Veç kësaj, nënat e reja fitojnë 4 javë pushim para lindjes dhe 14 javë pas lindjes. Madje edhe baballarët e rinjë fitojnë 2 javë pushim pas lindjes së fëmijës së tyre. E në SHBA, 1 në 4 nëna shkojnë në punë, dy javë pasi të kenë lindur fëmijë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Misteri i shpikësit të Bitcoin
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp