Amelie de Montchalin: Franca do të sjellë vendim në bazë të rekomandimeve të Komisionit Evropian

Sekretarja shtetërore e Francës për Çështje Evropiane Amelie de Montchalin, në lidhje me vendimin për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha se Franca do të sjellë vendim në bazë të mendimit të Komisionit Evropian.
Ajo tha se vitin e kaluar vendet anëtare të BE-së nuk gjetën marrëveshje unanime për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të dispozitave të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
““Në këto diskutime, Franca njëherësh duke e konfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, bëri thirrje për reformë në themel të procesit të inkuadrimit në Union me qëllim që të bëhet më i besueshëm dhe më efektiv”, tha Montchalin.
Sipas saj, kjo reformë është kërkuar për një kohë të gjatë nga Franca, si edhe nga disa vende-anëtare. Krahas kësaj, Franca dhe disa vende-anëtare kanë vlerësuar se dy vendet e involvuara nuk i plotësojnë në tërësi kriteret e përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian në qershor të vitit 2018 në raport me reformat, veçanërisht në sferën e qeverisjes të së drejtës dhe drejtësisë.
“Komisioni Evropian i ri i formuloi më 5 shkurt 2020 propozimet për reforma të mëdha në procesin inkuadrues, që i përfshijnë propozimet që i propozon Franca në vjeshtën e vitit 2019. Kjo reformë shkon në drejtim të ndryshimit të paradigmës së dëshiruar nga Franca. Konkretisht, vendosen kritere më objektive dhe më të verifikueshme, kushte të përforcuara në kuptimin e qeverisjes të së drejtës, por, gjithashtu edhe konvergjencës ekonomike dhe sociale, një sistem për stimulim i cili mundëson përfitime konkrete në rast progresi në reforma dhe anasjelltas, masa reverzibiliteti në rast mossuksesi”, tha Montchalin.
Tani sipas saj, do të ketë diskutim në Këshillin e Bashkimit Evropian para samitit në Zagreb në maj të vitit 2020.
Ndërsa sa i takon konkretisht, Maqedonisë së Veriut, Amelie de Montchalin tha se Franca e pranon vlerën e marrëveshjes historike të Prespës me të cilën zgjidhet një kontest i madh bilateral midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se paraqet hap të madh përpara për stabilitetin në rajon./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

PD bën bashkë çamët dhe grekët, 26 parti zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Rrihen dy gra mes vete në Leposaviq, grisin dhe rrobat e njëra-tjetrës

Sindikata e Policisë në Maqedoni kërkon rritjen e pagave për policët dhe inspektorët

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës