LAJMI I FUNDIT:

​Ambulancat specialistike kthehen në qendra për trajtimin e pacientëve me COVID-19

​Ambulancat specialistike kthehen në qendra për trajtimin e pacientëve me COVID-19
Foto: Arkiv

Nga nesër do të pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kjo për shkak të rritjes së numrit të hospitalizuar me COVID-19.

Hapësirat e ambulancave specialistike tani do të shërbejnë për spitalizimin e pacientëve me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).


“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton të gjithë qytetarët se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me Vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK. Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

ShSKUK kërkon nga qytetarët që në QKUK dhe në spitalet rajonale të drejtohen vetëm për raste urgjente.

“ShSKUK, kërkon falje dhe mirëkuptim nga pacientët duke iu siguruar se menaxhmenti i ShSKUK-së është duke bërë të pamundurën për t’iu ofruar shërbimin shëndetësor të gjithë pacientëve në nevojë. Në të njëjtën kohë ju apelojmë që të vaksioniheni dhe të respektoni masat anti-Covid, në mënyrë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë”, thuhet më tej në njoftimin e ShKUK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Lajme
A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Lajme
Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Lajme
Kalo në kategori