LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja e Kosovës në Belgjikë, si në “ditë të grave” (Foto)

Ambasadorja e Kosovës në Belgjikë, si në “ditë të grave” (Foto)

Ambasadorja e Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, Mimoza Ahmetaj, duket se ka nostalgji për dasmat dhe ahengjet tradicionale. Në takimin e parë që e ka pasur me mbretin Filip të Belgjikës, me 9 janar të këtij viti, Ahmetaj, ka shkuar e veshur sikurse të shkonte në ndonjë “ditë të grave”.

Gazeta Blic ka siguruar një fotografi ku shihet ambasadorja duke ia dorëzuar mbretit letrat kredenciale, ndërkaq, bie në sy veshja e saj e pazakontë.

Për më tepër, në emër të veshjes kombëtare ajo ka shkuar në Pallatin Mbretëror e veshur me një fustan që njihet me emrin "dallame" – që në fakt është veshje kombëtare turke dhe jo shqiptare.

Në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme ku jepen lajmet për veprimtaritë e ndryshme të ambasadorëve, mungon lajmi për dorëzimin e kredencialeve nga ana e ambasadores Ahmetaj tek mbreti Filip, por aty nuk mungojnë lajmet tjera për këtë diplomate.

Ish-këshilltarja e kryeministrit Hashim Thaçi, para se të bëhej ambasadore në Mbretërinë e Belgjikës e ka përfaqësuar Kosovën në Republikën e Sllovenisë.

Dhe pikërisht njëri nga lajmet për të në faqen e MPJ-së është se pak kohë pasi e ka marrë detyrën e ambasadores ajo i ka dorëzuar letrat kredenciale tek presidenti slloven, Danilo Turk, ku “për çudi” ajo ka shkuar me veshje normale. Kjo gjë shihet nga foto e mësipërme. /Gazeta Blic/