LAJMI I FUNDIT:

U mbajt koordinimi i parë në Kuvend, deri në fund të javës do të verifikohet mandati i dy deputetëve

U mbajt koordinimi i parë në Kuvend, deri në fund të javës do të verifikohet mandati i dy deputetëve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot e mbajti koordinimin e parë të rregullt në përbërjen e re të Kuvendit, në të cilin ishte diskutuar kryesisht për konstituimin e komisioneve, por edhe të trupave joformalë të punës në Dhomën Ligjvënëse.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, në koordinim, përveç kryetarit Gashi dhe sekretares së përgjithshme Cvetanka Ivanova morën pjesë edhe përfaqësuesit e të gjitha partive, përkatësisht të koalicioneve që fituan mandate të deputetëve në zgjedhjet e fundit parlamentare: Nikolla Micevski nga koalicioni i OBRM-PDUKM-së, Oliver Spasovski nga koalicioni i LSDM-së, Blerim Bexheti nga Fronti Evropian i BDI-së, Halil Snopçe nga VLEN, Boban Karapejovski nga ZNAM dhe Borisllav Kërmov nga “E Majta”.

“Kryetari Gashi njoftoi se në fund të kësaj jave të punës duhet të mbahet seanca e re e Kuvendit, me qëllim të verifikimit të dy mandateve të mbetura të deputetëve, të cilat nuk ishin verifikuar në Seancën Konstitutive më 28 maj të këtij viti. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, siç tha Gashi, tashmë ka dorëzuar raportin për këto dy mandate, kështu që këtë javë duhet të caktohet seanca për verifikimin e tyre, e cila do të kompletojë përbërjen e
re të Kuvendit”.


“Sa i përket formimit të komisioneve, të pranishmit e shqyrtuan mundësinë që në ditët në vijim të zgjidhet fillimisht kryetari dhe anëtarët e Komisionit Juridik Ligjvënës dhe Komisionit për Sistem Politik, duke pasur parasysh se po rrjedhin afatet për zgjedhjen e Qeverisë së re”.

“Më pas, në afat sa më të shkurtër të mundshëm, partitë politike duhet të dorëzojnë propozime për kryetarë, anëtarë dhe zëvendësanëtarë të të gjitha trupave të tjera të punës së Kuvendit, në përputhje me numrin e mandateve të fituara në zgjedhje”, njoftojnë nga Kuvendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Valdete Daka: Faton Hajrizi nuk është liruar me kusht pasi i ka pasur 15 shkelje disiplinore

Valdete Daka: Faton Hajrizi nuk është liruar me kusht pasi i ka pasur 15 shkelje disiplinore

Lajme
Gjërat që turistët pëlqejnë dhe nuk pëlqejnë në Prishtinë - përmendin qentë endacakë

Gjërat që turistët pëlqejnë dhe nuk pëlqejnë në Prishtinë - përmendin qentë endacakë

Lajme
MPJD: Shenjat e gishtërinjve të dërguara nga Serbia përshtaten me ato të Faton Hajrizit

MPJD: Shenjat e gishtërinjve të dërguara nga Serbia përshtaten me ato të Faton Hajrizit

Lajme

"Një mirëmbajtëse tek unë paguhet 1300 euro", sipërmarrësit në Shqipëri flasin për ngritjen e çmimeve në bregdet

Lajme
PDK dhe LDK e dërguan statutin e ri të UP-së në Kushtetuese, Nagavci: Do të fitohet edhe kjo betejë

PDK dhe LDK e dërguan statutin e ri të UP-së në Kushtetuese, Nagavci: Do të fitohet edhe kjo betejë

Lajme
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Kalo në kategori