Erdogan dhe Rutte dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotoja që po komentohet kudo

Një fotografi e publikuar në rrjete sociale gjatë Samitit të NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare.
Në imazh shfaqen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, teksa ecin dorë për dore gjatë takimit.
Fotografia është interpretuar nga shumë analistë si një sinjal simbolik i marrëdhënieve të afërta mes palëve dhe i peshës në rritje që Turqia po fiton brenda Aleancës Veri-Atlantike.
🚨🇹🇷 PICTURED: President Erdogan and NATO General Secretary Rutte walking hand-in-hand pic.twitter.com/CclVcSNukC
— Politics Global (@PolitlcsGlobal) July 7, 2026
Samiti i NATO-s në Ankara po zhvillohet në një periudhë tensionesh të larta ndërkombëtare, me fokus te forcimi i mbrojtjes kolektive, rritja e shpenzimeve ushtarake dhe koordinimi i aleatëve përballë kërcënimeve të reja.
Si një nga anëtarët kyç të Aleancës, Turqia mbetet një partner strategjik falë pozicionit të saj gjeografik dhe rolit të rëndësishëm në rajonin e Detit të Zi, Lindjes së Mesme dhe Mesdheut. /Telegrafi/






































