ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet që të mërkurën të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili bëri të ditur se mbledhja e radhës e Komisionit do të mbahet në orën 11:00, pas përfundimit të procedurave ligjore në Gjykatën Supreme.


“Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, sot Gjykata Supreme hodhi poshtë pesë ankesat që kishin të bënin me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, duke i hapur rrugë certifikimit të tyre nga KQZ-ja. /Telegrafi/