LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori rus në OKB nuk i nderon viktimat ukrainase

Ambasadori rus në OKB nuk i nderon viktimat ukrainase

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara ka ndërhyrë për të ndërprerë një minutë heshtjen e kërkuar për Ukrainën, ndërsa anëtarët e Këshillit të Sigurimit u ngritën në këmbë për të nderuar viktimat e luftës.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba iu drejtua të pranishmëve në New York para se të bënte thirrje që të respektohej heshtja si një shenjë respekti për ukrainasit që kishin vdekur, raporton skynews.

Por ndërsa përfaqësuesit u ngritën në këmbë, ambasadori rus, Vasily Nebenzya ndërhynte vazhdimisht përmes mikrofonit të tij.


Pasi iu dha fjala për të bërë një deklaratë, Nebenzya tha se “Ne po ngrihemi në këmbë për të kujtuar të gjitha viktimat që kanë ndodhur në Ukrainë, duke filluar nga viti 2014. Të gjithë ata që humbën, të gjitha jetët janë të çmueshme”.

Nebenzya ka të ngjarë t’i referohej rusëve që kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë që kur forcat e Moskës pushtuan vendin dhe aneksuan Gadishullin e Krimesë në vitin 2014.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/