LAJMI I FUNDIT:

Alitalia del nga kriza, arrihet marrëveshja

Alitalia del nga kriza, arrihet marrëveshja

Sindikata e pilotëve të Alitalia-s pranoi më në fund planin e shpëtimit që e nxjerr kompaninë ajrore italiane nga kriza. Pilotët ishin pengesa e fundit dhe kundërshtarët më të flaktë te marrëveshjes me Kai-in, grupin e investitorëve italianë.

Këta të fundit pranuan të zvogelojnë numrin e pilotëve që do të hiqen nga puna, njoftuan zyrtarë të kompanisë. Negociatat mes sindikatave dhe investitorëve u zhvilluan në selinë e kryeministrisë italiane. Investitorët kanë premtuar se do të japin 1.4 miliardë dollarë për kompaninë dhe do ta bashkojnë atë me privaten eiruan.

Ata po kërkojnë edhe një partner të huaj mes Eirfrans- KLM apo Luftansa-s, për të blerë aksione të Alitalia-s. Nëse gjithçka shkon mirë alitalia e re mund të jetë gati në mes te tetorit. Deri atëherë fluturimet e kompanisë nuk do të kenë probleme sigurojnë autoritetet e Aviacionit Civil Italian, të cilët kishin kërcënuar se s’do të lejonin më udhëtime të Alitalia-s, nese nuk do të kishte një marrëveshje për planin e shpëtimit.