LAJMI I FUNDIT:

Alergjik në para

Alergjik në para

Edhe pse gjermani Holger H. (42 vjeçar) nga Seelze për 20 vite ka punuar si gardë e automobilit të blinduar, alergjia ndaj pluhurit të parave i ka kushtuar me humbjen e vendit të punës.

E larguan nga puna sepse “kishte fshehur sëmundjen”. Holger tash ka akuzuar firmën. Çdo ditë ai ka vozitur automobilin e blinduar për transportimin e parave, ndërsa nëpër duart e tij kanë kaluar sasi të mëdha parash.

Avokati i firmës tha në gjyq se Holger kishte fshehur astmën ose alergjinë në pluhur derisa avokati i Holgerit tha se ajo është vetëm një alergji e zakonshme dhe asgjë më shumë. Holger kërkon kompensim prej 30.000 eurove nëse nuk e kthejnë në punë. /Telegrafi/