Aleanca Kosovare e Bizneseve reagon për listat e kandidatëve për zgjedhje: Lista e re, oferta e vjetër

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar pasi partitë politike kanë publikuar listat e tyre me 110 kandidatë për deputetë në Parlamentin e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Sipas AKB, ofertat e partive nuk është mjaftueshëm motivuese për të nxitur pjesëmarrjen masive të votuesve.
“Partitë nuk kanë arritur të rekrutojnë figura të reja, tërheqëse, të besueshme dhe konkurruese, të cilat do të kishin potencialin për të tërhequr interesimin e votuesve, sidomos të rinjve. Mungesa e kandidatëve me ide të reja dhe vizion të qartë për përmirësimin e standardit jetësor ka bërë që listat të duken si një ripërtëritje e emrave të vjetër. Për më tepër, edhe disa prej emrave të rinj të paraqitur janë familjarë ose të lidhur me figurat e vjetra politike, duke forcuar perceptimin e një “rinovimi” të sipërfaqshëm”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje, theksohet se “shumë prej kandidatëve janë figura të njohura që kanë qenë pjesë e skenës politike për vite me radhë, por që nuk sjellin një frymë të re në ofertën politike”.
“Në një situatë ku partitë e reja pothuajse mungojnë dhe partitë e vjetra janë provuar nga votuesit pa ndonjë ndryshim domethënës, pritshmëritë për ndryshim mbeten të ulëta. Pavarësisht ndikimit të madh që bizneset kanë në ekonominë e vendit, përfaqësimi i tyre në listat zgjedhore është minimal. Përfshirja e figurave të suksesshme nga sektori privat, që mund të ofronin ide dhe zgjidhje inovative, mungon. Në një kohë kur politika shpesh drejtohet nga interesat ekonomike, një përfaqësim më i madh i biznesit mund të kishte ndikuar pozitivisht në orientimin e fushatës dhe, ndoshta, edhe në zgjedhjen e fituesit”, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.
Sipas, Aleancës Kosovare të Bizneseve me këtë ofertë të varfër politike, duket se klasa e vjetër politike nuk ka dashur të krijojë konkurrencë për vetveten.
“Lista të reja me emrat e vjetër konfirmojnë mungesën e vullnetit për të ndikuar ndryshimet e duhura. Kjo tregon qartë se partitë nuk janë të gatshme të hapin rrugën për një frymë të re konkurrues. Mungesa e motivimit për zgjedhje Në kushtet aktuale, ku Kosova përballet me një emigracion masiv dhe me një elektorat të lodhur nga premtimet boshe, nuk pritet një motivim i madh për të dalë në zgjedhje. Kjo situatë mund të rezultojë në një pjesëmarrje të ulët, duke e bërë të vështirë krijimin e një ndryshimi të qëndrueshëm dhe të mirëpritur nga qytetarët”, theksohet tutje.
Në fund, pa figura të reja dhe pa ide të qarta për një të ardhme më të mirë, partitë politike rrezikojnë ta kthejnë procesin zgjedhor në një formalitet që nuk do të prodhojë ndryshime reale për jetën e qytetarëve dhe bizneseve tha Agim Shahini Kryetar i AKB-ës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker