LAJMI I FUNDIT:

Albumi i dytë i Ritës i ndikuar nga ndarja

Albumi i dytë i Ritës i ndikuar nga ndarja

Rita Ora sërish ka folur për ndarjen e saj nga ish-i dashuri Calvin Harris, madje ka zbuluar se albumi i saj i ri është i ndikuar nga kjo ndarje.

Këngëtarja u duk se kishte një lidhje stabile me DJ-in skocez, por ata u ndanë papritur në verën e kaluar.

Rita ia pa “sherrin” kësaj ndarje, jo vetëm në karrierë, për shkak se Calvin ishte producent i disa prej këngëve të saj. Ajo tash ka zbuluar se kishte kaluar një periudhë të errët pas ndarjes, e cila do të pasqyrohet edhe në albumin e saj të dytë.


“Unë kam kaluar nëpër një ndarje e cila me të vërtetë më ka bërë të mendoj se çfarë dua të bëj”,  ka thënë Rita për NYLON, transmeton Koha.

“Për mua, ky ishte momenti kur duhej të jem vetvetja dhe të tregoj të vërtetën e të jem e sinqertë. I dua këngët e mia pop dhe ende do bëj këngë pop, por këtë herë do të jenë më të errëta e më të thella se këngët në albumin e parë”, ka shtuar këngëtarja shqiptare.

Rita aktualisht është në lidhje me reperin Ricky Hilfilger, djalin e disenjatorit të njohur amerikan, Tommy Hilfilger./Telegrafi/