LAJMI I FUNDIT:

Albani “detyrohet” të mbajë dy koncerte në Gjakovë

Albani “detyrohet” të mbajë dy koncerte në Gjakovë

Alban Skënderaj ka zbuluar se ai do të organizojë edhe një tjetër koncert në qytetin e Gjakovës, pasi i pari i planifikuar për nesër (17 shkurt) është shitur plotësisht.

Ditë më parë Albani zbuloi se koncerti i tij i planifikuar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës ishte shitur shumë shpejt dhe ai paralajmëroi se po bën plane për të caktuar edhe një datë tjetër.

Sot ai ka konfirmuar organizimin e koncertit të dytë solistik, “Tingujt e Ditarit Tim”, që do të vijë një ditë më pas, 18 shkurt (e mërkurë).


Përmes rrjetit social Instagram, Albani ka zbuluar edhe vendet ku të interesuarit mund të blejnë biletat: Gjakovë te Drejtoria e Pallatit të Kulturës dhe Prishtinë në kaffe-bar Apartmant 196. /Telegrafi/