Prova e parë e vërtetë mes marrëdhënieve të Donald Trump dhe Vladimir Putin mund të zhvillohet në Kosovë. Atje janë rritur tensionet. Të dy superfuqitë janë involvuar, shkruan agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Wirtschafts Nachrichten”.
Gjashtë ditë përpara marrjes së detyrës së presidentit nga Donald Trump, qeveria serbe dërgoi një tren provokativ serb ku shkruante “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë të botës.
Ai u ndalua nga forcat speciale të Kosovës në kufirin e saj, por ngjarja na kujtoi vitet 90-të të shekullit të kaluar kur nisën luftërat brutale të shpërbërjes së Jugosllavisë. Sepse forcat serbe dhe shqiptare u ndodhën përpara një përplasje ushtarake. Në rajonet kufitare ndodhen 60.000 trupa serbe, ndërsa forcat e Kosovës llogaritet 6000-8000.
Pika e diskutueshme mes Kosovës dhe Serbisë është Mitrovica Veriore, e banuar kryesisht me serbë. “Nëse vriten serbët, do dërgojmë ushtrinë”, tha presidenti serb Tomislav Nikoliq, përcjell botasot.info.
Situata në Kosovës është eksplozive, e kërcënuar nga lufta e përfaqësimit. Në telefonatën e parë mes Trump dhe Putin është diskutuar në fakt për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën. Nëse edhe Kosova ka qenë pjesë e bisedimeve nuk u bë e ditur. Në fakt dy superfuqitë përplasjen e tyre e kanë në Evropën qendrore.
Lufta mes Serbisë dhe Kosovës ka përfunduar përpara 19 vjetëve dhe pavarësia e saj është njohur nga 113 shtete të OKB dhe 23 nga 28 shtete të BE si dhe SHBA. Megjithatë Serbia vijon ta shikojë Kosovën si territor të vetin, ndërsa Rusia dhe Kina pamundësojnë anëtarësimin e saj në OKB. Mes shteteve që nuk e njohin Kosovën është edhe Spanja nga frika e pretekstit për t’u përdorur më pas nga baskët dhe katalunjasit.
Baza më e madhe ushtarake dhe me e shtrenjta në botë e SHBA ndodhet në Ferizaj, Kampi Bondsteel. Baza shërben për misionin e NATO-s në Kosovë, ndërsa qendra e KFOR ndodhet në Prishtinë. Në Kosovë ndodhen 4600 forca të NATO nga 31 vende. Qëllimi i tyre është të ruajnë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe të mbështesin ndihmat humanitare.
Në Kosovë janë stërvitur edhe ushtarë që janë dërguar më pas në Lindjen e Mesme. Agjencia e lajmeve “Deutschen Wirtschafts Nachrichten” ka arritur të flasë me një person interesant. Ai është konvertuar në mysliman, ka rritur mjekrën dhe ka shkuar të luftojë në Siri. Pas disa muajsh kthehet krenarisht në familjen e tij në Kosovë i mbushur deng me para dhe flori. Ai rruan mjekrën, fillon të pijë përsëri alkool, blen një shtëpi në Zvicër, ku momentalisht jeton.
Presidenti Donald Trump në fjalën e inaugurimit tha: “Ne duhet t’i japim fund ISIS-it.”
Kosova nuk duhet të shpresojë në një ndihmë evropiane, ndërsa nëse SHBA mbështet fuqishëm Kosovën dhe vendoset tërësisht kundër Serbisë, atëherë mund të vinte teri të tensionimi i marrëdhënieve Trump dhe Putin. Sepse Rusia e sheh Serbinë si partner tradicional dhe historik.
Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, në fakt ka paralajmëruar një konflikt të ri të armatosur në Kosovë.
“Jam i gëzuar, që kësaj here u kuptua rëndësia e evitimit të konfliktit, edhe pse tensionimi i situatës atje dita ditës rritet,” citon Tass, Lavrovin.
Trump akoma nuk ka bërë publike vendimin ndaj Kosovës. The Independent shkruan: “Është dyshuese, nëse Presidenti Trump di shumë gjëra mbi Kosovësn, edhe pse shumë senatorë republikanë si John McCain dhe ish zv.presidenti Bob Dole, takuan Hashim Thaçin përpara inaugurimit të presidentit në 20 janar. Por nëse Putin kërkon mbështetje nga Trump për Kosovën, Ballkani perëndimor rrezikohet të bie në një konflikt.”
Shqiptarët e Kosovës janë të frikësuar nga ndryshimi i politikës amerikane kundrejt Kosovës.
Analisti Agron Demi druan, se mbështetja nga SHBA-ja do të ndryshojë kur Trump të jetë president. “Ka shumë njerëz, duke më përfshirë edhe mua, që mendojnë, se do të jetë më e vështirë për Kosovën nën presidencën Trump”, thotë ai
.“Demokratët gjithmonë e kanë mbështetur çështjen e Kosovës. Ne kemi nevojë për këtë mbështetje, por tani me Trump druaj, se nuk do ta kemi atë.”
“Arsyeja përse ne kemi qenë të suksesshëm ndërkombëtarisht ka të bëjë me angazhimin aktiv të SHBA-së”, vijon më tej Agron Demi, analist politik në Institutin e Kosovës GAP. “Ne besojmë se me lobbimin e SHBA-së mund të marrim edhe më shumë njohje. Ne kemi 113 vende në anën tonë, por na duhen edhe më shumë”, shton ai për DWN.
Veçanërisht Bill Clinton dhe bashkëshortja Hillary janë mjaft të dashur në Kosovë. Një grua nga Ferizaj për median tonë thotë: “Pa amerikanët nuk do kishte këtu asgjë. Ata e ndihmojnë ekonominë të ecë përpara, pasi shumë shqiptarë të Kosovës janë të punësuar të amerikanët.”
Tre ditë përpara inaugurimit të presidentit amerikan ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në rrjetin social shkruajti se ishte takuar me sekretarin e jashtëm amerikan Tillerson, Michael Flynn dhe presidentin Donald Trump. “Unë u tregova atyre se jam ambasadorja me krenare që përfaqëson kombin më pro-amerikan në botë,” shkruajti ajo në Twitter.
Megjithatë fitores së Trump ju gëzuan edhe nacionalistët serbë.
Andaj Trump dhe Putin ndodhen përpara një detyre të vështirë. Hendeku mes serbëve dhe shqiptarëve është i thellë, ndërsa Trump dhe Putin duhet të zbatojnë rolin e mbrojtësit për të ruajtur legjitimitetin përbrenda vendeve të tyre. Ky rol strikt mbi Ballkanin mund të sjellë përplasjen mes Rusisë dhe SHBA, siç ndodhi përpara disa vjetësh në Ukrainë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Faturat e energjisë elektrike në RMV, kërkohet që çdo muaj të lexohen njehsorët

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

PD bën bashkë çamët dhe grekët, 26 parti zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës