Koreja e Veriut mund të vriste 90 për qind të amerikanëve përmes urisë, nëse ata godasin energjinë elektrike amerikane me një shpërthim elektromagnetik, pretendon ish-analisti i CIA-s.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është Peter Vincent Pry ai që thotë se një sulm elektromagnetik i Koresë së Veriut (EMP) në SHBA – i cili nuk kërkon saktësinë e një rakete bërthamore – do të bënte kërdi.
Sipas mediAve, ish-strategu bërthamor i CIA-s i tha një nënkomisioni të Sigurisë Kombëtare të Kongresit se kjo mund të shkaktonte uri, sëmundje dhe kolaps shoqëror duke rezultuar me pasoja apokaliptike.
Ai shpjegoi se një raketë EMP nuk ka nevojë të hyjë në atmosferën e Tokës para se të shpërthejë dhe të gjenerojë një impuls elektromagnetik me frekuencë të lartë, që do të dëmtonte një gamë të gjerë të elektronikës.
Në një intervistë për Forbes, ai citohet të ketë thënë: “Shtetet e Bashkuara mund të mbështesin një popullsi prej 320 milionë njerëzve vetëm për shkak të teknologjisë moderne. Një EMP që zhduk rrjetin elektrik për një vit do të [asgjësonte] infrastrukturën kritike, e nevojshme për të mbështetur një popullsi kaq të madhe”.
Ai tha se brenda tri ditëve nga sulmi, “furnizimi me ushqim në dyqanet ushqimore lokale do të konsumohej dhe furnizimi ushqimor kombëtar 30 ditor në depo rajonale do të fillonte të prishej”.
Si pasojë, Pry, i cili ka punuar si shef i stafit në komisionin e kongresit të EMP, tha se brenda një viti, deri në 90 për qind e amerikanëve mund të “zhdukeshin”.
Por ekspertët e tjerë nuk janë dakord duke thënë se Koreja e Veriut nuk përbën një kërcënim të vërtetë për EMP.
James Clay Moltz, profesor i çështjeve të sigurisë kombëtare në Shkollën pasuniversitare detare në Kaliforni, ka thënë: “Parashikimet e viktimave masive të SHBA dhe kërkesat për mbrojtje të kushtueshme ndaj një sulmi [të Koresë së Veriut] duken të pajustifikuara në këtë kohë”.
Kërcënimi i mundshëm vjen pasi tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut kanë dukur sikur arrijnë në pikën e vlimit, pasi Kim Jong-un po vazhdon me programin e tij bërthamor.
Shteti autoritar e ka quajtur Donald Trump një “huligan” dhe një “i çmendur” pasi SHBA thuhet se i ka kthyer bombarduesit e saj bërthamorë në alarmin 24 orësh për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Scholz pranon humbjen

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë