LAJMI I FUNDIT:

Alarm për lepurin radioaktiv

Alarm për lepurin radioaktiv

Ndjekja njëjavore e lepurit i cili ishte shëtitur në rajonin Hanford në rezervatin nuklear (Washington), pati përfundim të mirë për njerëzit, ndërsa ishte i kobshëm për lepurin.

Lepuri i vogël ishte futur në tokën e ish fabrikës për prodhimin e armëve nukleare, ndërsa sipas ekspertëve kishte pirë ujë të kontaminuar dhe të rrezatuar. Pasi lepuri ishte bërë i rrezikshëm për ambientin me kërkesën e zyrtarëve të shëndetësisë lepuri i kap dhe u vra.

Pasi njerëzit ndërprenë jetën e tij në rini, filloi edhe kërkimi për jashtëqitjet e tij të cilat po ashtu mendohet se mund të jenë radioaktive.

Drejtori rajonal i sektorit për mbrojtjen nga rrezatimi, Earl Fordham, deklaroi se ende nuk është gjetur ndonjë gjurmë e kontaminuar nga jashtëqitjet e lepurit, por hetimet po vazhdojnë. /Telegrafi/