LAJMI I FUNDIT:

Alain Delon dëshiron të bëjë vetëvrasje të asistuar – aktori shkruan letrën lamtumirëse

Alain Delon dëshiron të bëjë vetëvrasje të asistuar – aktori shkruan letrën lamtumirëse
Alain Delon (Foto: Reuters)

Alain Delon, aktori që dikur konsiderohej si “mashkulli më i bukur në botë”, nuk dëshiron të jetojë më dhe ka kërkuar që t’i nënshtrohet vetëvrasjes së asistuar apo eutanazisë.

Anthony Delon, djali i aktorit 86-vjeçar francez, tha në një intervistë për kanalin RTL se babai i tij i kishte kërkuar ndihmë për të bërë vetëvrasje të asistuar dhe se ai pranoi të ishte pranë tij në momentet e fundit.

“Po, është e vërtetë, më pyeti”, tha Anthony.


Alain Delon mund t’i nënshtrohet vetëvrasjes së asistuar, e cila nuk është e ligjshme në Francë, falë vendbanimit të tij në Zvicër – pasi në këtë të fundit vetëvrasja e asistuar lejohet, shkruan Marca.

Aktori ka lënë një letër lamtumirëse para kryerjes së këtij akti.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë shoqëruar ndër vite dhe më kanë dhënë një mbështetje të madhe, shpresoj që aktorët e ardhshëm të gjejnë tek unë një shembull jo vetëm në vendin e punës, por në jetën e përditshme, mes fitoreve dhe humbjeve. Faleminderi, Alain Delon”, shkroi aktori në një deklaratë pasi djali i tij raportoi qëllimin e tij për të bërë vetëvrasje të asistuar.

“Eutanazia është gjëja më logjike dhe më e natyrshme për të bërë. Nga një moshë dhe kohë e caktuar, ne kemi të drejtë të largohemi paqësisht nga kjo botë pa mbështetjen e një spitali apo aparaturave për mbështetjen e jetës”, tha Alain Delon në një intervistë në vitin 2021.

Alain Delon nuk e rimori veten pas vdekjes së gruas së tij dhe pësoi një goditje të dyfishtë.

Kur ishte shumë e sëmurë, gruaja e tij Nathalie Delon kërkoi t’i nënshtrohej eutanazisë, por nuk mundi ta bënte këtë për shkak të ligjeve të Francës dhe përfundimisht vdiq nga kanceri i pankreasit.

Filmografia e aktorit Alain Delon

Një fjali shënoi jetën e tij. “Unë i kam jetuar rolet e mia, nuk kam aktruar”, thotë aktori i famshëm francez.

“Në vitin 1958 bëra ‘The Swimming Pool’ me Romy Schneider dhe në vitin 1959 isha tashmë i njohur në të gjithë botën falë ‘In Full Sun’”, rrëfeu Delon.

Më pas ai luajti role edhe në filmat e njohur si: “Rocco and His Brothers” (1960), “Eclipse” (1962) ose “The Leopard” (1963), i regjisorit Luchino Visconti, që njihet si një nga filmat më të mirë ku ka luajtur ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Magazina
Kalo në kategori