LAJMI I FUNDIT:

Akuzohet për urinim në policin që e arrestoi

Akuzohet për urinim në policin që e arrestoi

Një mashkull 35-vjeçar është duke u përballë me akuza pasi që supozohet se ka vozitur në gjendje të dehur dhe më pas ka urinuar në pjesën e prapme të automjetit të policisë dhe në policin i cili e ka arrestuar.

Një ankesë kriminale thotë se mashkulli është ndaluar të mërkurën në mëngjes pasi që një polic e pa atë duke vozitur në formë të çrregullt dhe duke goditur një shtyllë në një pompë të benzinës.

Ankesa ka thënë se mashkulli ka dështuar të kalojë testet për vetëpërmbajtje dhe kur është marrë në stacionin policor, ka urinuar në pjesën e prapme të automjetit patrullues dhe ka spërkatur policin dhe duke e goditur atë në kokë.

Mashkulli është duke u përballë me akuza për krim dhe dy kundërvajtje. Ai përballet me 15 vite burgim nëse shpallet fajtor.