LAJMI I FUNDIT:

Akuza ndaj Qeverisë për mos zbatim të rezolutave të Kuvendit

Akuza ndaj Qeverisë për mos zbatim të rezolutave të Kuvendit

Në pesë legjislaturat e Kuvendit të Kosovës janë votuar një numër i madh i rezolutave që janë iniciuar nga vetë deputetë për çështje të ndryshme, por pothuajse asnjëherë këto rezoluta nuk kanë gjetur zbatim në praktik. Kjo sipas shoqërisë civile po ndodhë sepse ekzekutivi nuk po i merr seriozisht këto dokumente që po dalin nga Kuvendi i Kosovës si organi më i lartë legjislativ në vend.

Për mos jetësimin e rezolutave të shumta, opozita po e akuzon Qeverinë, kurse pozita thotë se implementim i disa prej këtyre dokumenteve veçse ka nisur në praktik.

Disa nga këto rezoluta që u votuan dhe asnjëherë nuk gjetën zbatim, janë rezoluta për heqjen e roamingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë, reduktimi i procedurave të përditshme të kalimit kufitar për bashkatdhetarët, rezoluta për gjendjen e Telekomit, rezoluta për dhënie e shtesave të fëmijëve, rezoluta për ndotjen e ajrit, rezoluta e cila e parasheh që sektori i arsimit të bëhet prioritet nacional dhe shumë të tjera.


Deputetja e Lidhje Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar se Qeveria aktuale është duke i injoruar dokumentet e aprovuara në Kuvendin e Kosovë.

Sipas saj, ky kabinet qeveritar është shembulli më i keq që po e shkatërron funksioni mbikëqyrës që Kuvendi ka ndaj Qeverisë.

“Është duke u dhënë një shembull jashtëzakonisht i keq ku Qeveria injoron thuajse në tërësi rezolutat, përveç ndonjë që e ka iniciuar vetë, të tjerat është duke i injoruar. Kemi parë shembuj të shumtë përfshirë rezolutën për Telekom-in, rezolutën për mbrojtjen e mjedisit apo për ndotjen e ajrit dhe është thjesht do të thosha një shembull se si nuk do të duhej të mbytej parlamentarizmi, sepse duke injoruar dokumentet që i prodhon ky Kuvend vetëm sa po minohet, dhe vetëm sa po shkatërrohet funksioni mbikëqyrës i Kuvendit mbi Qeverinë. Në sisteme parlamentare siç është ky i yni nuk do të duhej të ndodhte një gjë e tillë, por janë duke u dhënë shembuj jashtëzakonisht të vështirë siç e dini në çdo vit në raportin për Kosovën, Bashkimi Evropian e kritikon këtë qasje”, thotë Osmani.

Se rezolutat që po votohen në Kuvend, po neglizhohen nga ministritë përkatëse dhe po ashtu nga vetë Qeveria, e thotë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi.

Kurteshi ka konsideruar se Qeveria e Kosovë është e obliguar t’i respektojë vendimet e Kuvendit, për çka kërkoi insistim më të madh për jetësimin e rezolutave të votuara.

Kurteshi tha se ndonëse qysh në vitin 2017, përmes një rezolute është kërkuar që arsimi të bëhet prioritet nacional, por që ende nuk është ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim.

“Një gjë që kalon që aprovohet nga shumica e përfaqësuesve të popullit Qeveria është e obliguar ta respektoj, mirëpo te ne nuk ka institucion të përgjegjësisë, prandaj edhe kur i zbatojnë, edhe kur nuk i zbatojnë nuk ndërmerret asgjë kundër atyre që i injorojnë këto vullnete të deputetëve të Republikës së Kosovës… Kuvendi të insistojë te Qeveria që t’i jetësojë rezolutat. Është në dorën e Kuvendit, pasi mund të ndërmarrë masa ndaj Qeverisë sepse Kuvendi e ka zgjedhur Qeverinë, por duke mos qenë të gatshëm që kërkojmë përgjegjësi prej tyre, ata po kanë mundësi që të luajnë me vendimet e Kuvendit”, thotë Kurteshi.

Por për dallim nga deputetë e opozitës ndryshe po mendojnë ata të pozitës.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi po konsideron se me Qeverinë Haradinaj ka nisur jetësimi i rezolutave që kanë dal nga Kuvendi i Kosovë.

Si rast konkret ajo e përmendi rezolutën për Telekom-in për çka tha se të gjitha pikat që i parasheh kjo rezolutë janë marrë parasysh nga Haradinaj.

“Kemi mbi 150 rezoluta të cilat janë nxjerr nga Kuvendi dhe të cilat asnjëherë nuk janë marrë parasysh nga qeveritë radhazi. Është hera e parë që në kryeministër bazuar në rezolutën e një Kuvendi vjen dhe raporton dhe e trajton të njëjtën. Këtu flas për rezolutën e nxjerr ditë më parë, apo muaj më parë për çështjen e Telekomit, e cila ka tetë pika dhe bazuar në këto kërkesa në këto 8 pika, kryeministri i Kosovës ka ndërmarrë tetë masa dhe ka ardhur të raportojë në Kuvend në një seancë të gjatë, duke marrë mendime shtesë të deputetëve për të trajtuar këtë çështje. Pra, ka filluar trajtimi dhe në njëfarë forme implementimi i rezolutave në fjalë“, thotë ai.

Lidhur me moszbatimin në praktik të rezolutave që kanë dal nga Kuvendi i Kosovës, shoqëritë civile po konsideron se kjo po ndodhë për shkak të mungesës së një mendimi të përbashkët të deputetëve karshi çështjeve për të cilat janë ndërtuar ato rezoluta.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se në Kosovë mungon kultura politike që do ‘ti ofronte mundësi Kuvendit që të merrej më shumë parasysh nga ekzekutivi.

Murati ka theksuar se jo vetëm në këtë legjislaturë po edhe në legjislaturat e kaluara rezolutat e votuara në Kuvend të Kosovës nuk janë marrë seriozisht.

Sipas tij, deri tek mos jetësimi i rezolutave po vije edhe si pasojë e mungesës së një koordinimi unik në mes deputetëve.

“Në Kosovë jo vetëm në këtë legjislaturë dhe ky ekzekutiv por në përgjithësi tash e sa vite qeveritë, kabinetet qeveritare, ministrit përkatëse nuk është se i marrin seriozisht rezolutat. Mirëpo këtë e përkeqëson edhe ky diversiteti në mendime mes deputetëve dhe mos pasja e një qëndrimi unik nga ana e parlamentit për çështje të caktuara sepse pikë së pari rezolutat po kanë problem edhe të miratohen… Edhe kur po miratohen që nëse deputetë nuk e marrin vetveten seriozisht, si po presin që të merren seriozisht nga ana e ekzekutivit? Kjo është një mendësi ekstremisht e gabuar.Mirëpo rrethana politike të këtij lloji që faktikisht po e pamundësojnë edhe po neglizhohet Kuvendi në gjitha aspektet jo vetëm tek rezolutat”, shprehet Murati.

Kujtojmë që mos funksionimi si duhet i Kuvendit të Kosovës gjatë kësaj legjislature ka bërë që në mungesë të kuorumit s rezolutat kanë mbetur edhe pa i votuar./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori