LAJMI I FUNDIT:

Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” do ta vuajë dënimin me burg për fyerje të Erdoganit

Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” do ta vuajë dënimin me burg për fyerje të Erdoganit

Gjykata e Apelit në Turqi dënoi me 11 muaj dhe 20 ditë burg  aktoren Zuhal Olcay për fyerje të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Autoritetet filluan një hetim ndaj Olcayit në vitin 2016, pasi morën një ankesë se këngëtarja ndryshoj tekstet e këngëve dhe se përdori gjeste për të fyer Erdoganin në një koncert në Stamboll.

Në tekstet e ndryshuara të këngëve ajo shprehej “Recep Tayyip Erdogan, është bosh, është gënjeshtër. Jeta do të mbarojë një ditë dhe do të thuash ‘Unë kisha një ëndërr’.”


Në dëshminë e saj, aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” u shpreh se ndryshoi tekstin sepse emri i presidentit përshtatej me rimën.

Prokurorët kërkuan dënim 4-vjeçar për Olcay. Por një gjykatë në Stamboll e dënoi vitin e kaluar për 11 muaj dhe 20 ditë burg, por e pezulloi atë.

Avokatët e Erdoganit e apeluan vendimin, duke kërkuar që të vihej në fuqi vendimi për dënimin e aktores. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina
Kalo në kategori