LAJMI I FUNDIT:

Aktori Ilir Tafa: Blerand Stavileci t’i subvencionojë prezervativët

Aktori Ilir Tafa: Blerand Stavileci t’i subvencionojë prezervativët

Deklarimeve të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili në emisionin Interaktiv të KTV-së ka thënë se kosovarët duhet të planifikojnë familjen përshkak të pagës së ulët, i është përgjigjur edhe aktori Ilir Tafa.​

Tafa përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, i ka kërkuar ministrit që t’i subvencionojë prezervativët.

Ja postimi i plotë i aktorit Ilir Tafa:

MINISTER SUBVENCIONONI KONDOMAT

Pasi dëgjova për vërejtjen e Ministrit Stavileci se ata me rroga prej 300 Euro nuk duhet të kenë nga 7 fëmijë, gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte se si ata të gjorët, të cilëve ju drejtohet ministri, janë përpara një situate të vështirë. Si të mbrohen ata?! A e dini sa shtrenjtë kushtojnë kondomët?! Ministri e di këtë. Ai ka mundësi t’i blej por si t’i blejnë ata me 300 euro rrogë?! Mandej, ministrat për shkak të punëve të “mëdha” që kanë në qeveri nuk është se ju nevojiten edhe shumë kondomat, ngase është përshtypja se pak u bënë “lazëm”, por ata me 300 Euro rrogë, ose ata pa rroga fare, ata nuk i kanë “gajlet e qeverisë”, atyre u shkon nga një pako kondoma në natë. Me sa kam dëgjuar unë kondomat janë për një përdorim. A e dinë o Ministër sa kushton një pako me kondoma!? Mandej ato viran kondoma nuk prodhohen në Kosovë krejt duhet me i inportu prej s’jashti e nuk kryehet Vetëvendosja.


Ku me i marrë ato para!? Veç në qoftë se i subvencion qeveria, tjetër rrugëdalje nuk ka. Boll të kam haver Ministër veç hiq s’ja ke qëllu.