LAJMI I FUNDIT:

Aktori dehet në skenë

Aktori dehet në skenë

Që të jetë sa më i bindshëm në rolin e pijanecit, në shfaqjen “Moscoë – Petushki”, aktori gjerman Marc Schulze, 36-vjeçar, ka insistuar që në skenën e teatrit të pinte vodkë në vend të ujit.

Fillimisht, kjo gjë i kishte pëlqyer publikut, mirëpo me kalimin e kohës, gjatë shfaqjes, Schulze kishte filluar ta ngatërronte tekstin, të bënte lëvizje të pakontrolluara, dhe në fund edhe është alivanosur.

Për dallim nga publiku, drejtoria e teatrit nuk e kishte pëlqyer këtë veprim të aktorit, dhe ia ka tërhequr vërejtjen se do të përjashtohet nga puna nëse edhe një herë e përsërit këtë veprim. /Telegrafi/