LAJMI I FUNDIT:

Aktivizohet Këshilli i Librit

Aktivizohet Këshilli i Librit

Këshilli i Librit, i themeluar sipas Ligjit për Veprimtarinë Botuese dhe Librin, tw hwnwn, me anëtarësi të plotë, ka mbajtur mbledhjen e tij të parë për këtë vit.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Skënder Hyseni, i njohu anëtarët e Këshillit të Librit me faktin se, veprimtaria botuese dhe libri, është një nga prioritetet që MKRS-ve ka hartuar për 100 ditëshin e parë.

Ndërkaq, mbledhja e parë e Këshillit të Librit kaloi me punën rreth saktësimit të rregullores së këtij Këshilli.


Në kuadër të kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit të Librit, u distancuan nga vendimet e segmenteve të caktuara të MKRS-ve gjatë mandatit të kaluar qeverisës, lidhur me disa botime, të cilat i janë veshur Këshillit të Librit si përzgjedhje e tij.

Këshilli i Librit do të vazhdojë funksionin e tij, si organi rregullator i veprimtarisë botuese në vend, duke përfshirë iniciativat dhe propozimet e vendimeve të cilat shkojnë në të mirë të veprimtarisë botuese, të librit dhe leximit të tij.