LAJMI I FUNDIT:

Aktivistët rusë arrestohen gjatë protestës kundër mobilizimit të rezervistëve në Rusi

Aktivistët rusë arrestohen gjatë protestës kundër mobilizimit të rezervistëve në Rusi

Po shfaqen imazhe të aktivistëve të arrestuar nga policia gjatë një proteste në Moskë kundër mobilizimit të rezervistëve të urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin

Më herët sot, i pari i shtetit rus deklaroi se nuk kishte plane për një mobilizim të mëtejshëm ushtarak në Rusi, raporton skynews.

Duke folur në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, udhëheqësi rus tha se “mobilizimi i pjesshëm” që ai shpalli muajin e kaluar, për të cilin ministri i mbrojtjes tha se synonte të rekrutonte 300 mijë ushtarë, po përfundonte dhe do të përfundonte brenda dy javësh.


Ndërkohë, ligjvënësit rusë kanë propozuar një projekt-ligj që do të lejonte amnisti për të burgosurit që regjistrohen për të luftuar në Ukrainë, tha senatori Olga Kovitidi të enjten.

“Nëse i dënuari tregon guxim dhe heroizëm gjatë kryerjes së detyrës ushtarake, gjykata mund ta lirojë atë nga vuajtja e dënimit ose të ndryshojë pjesën e mbetur të dënimit në një dënim më të lehtë”, tha deputetja Olga Kovitidi.

Pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, përfaqësuesit e grupit mercenar Wagner të lidhur me Kremlinin dhe Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) po u ofrojnë të burgosurve dislokim ose punë për rindërtimin dhe çminimin e territoreve të okupuara ukrainase.

Rekrutimi jokonvencional duket të jetë një përpjekje e ushtrisë ruse për të rimbushur forcat e saj, të cilat janë varfëruar keq pas muajsh luftimesh në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Azia
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Evropa
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Evropa
Stuhi e fuqishme goditi Italinë - tornadoja mori gjithçka në një plazh në Toskanë

Stuhi e fuqishme goditi Italinë - tornadoja mori gjithçka në një plazh në Toskanë

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Vendimi për dënimin e Trumpit shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Vendimi për dënimin e Trumpit shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Amerika
Kalo në kategori