LAJMI I FUNDIT:

Aktivistët bllokojnë veturën e Papa Françeskut: Luftimi me dema është mëkat

Aktivistët bllokojnë veturën e Papa Françeskut: Luftimi me dema është mëkat

Katër aktivistë u arrestuan sot në Romë, pasi u hodhën në rrugën ku planifikohej të kalonte vetura që transportonte Papa Françekun – duke bërtitur “se lufta e demave është mëkat”, u tha në kumtesën e organizatës PETA që merret me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Videoja e siguruar nga PETA, shfaq tre gra duke kërcyer mbi barrikadë dhe duke qëndruar të gjunjëzuara në rrugë – derisa po afrohej vetura Fiat në të cilën qëndronte Papa – duke alarmuar pjesëtarët e sigurimit, transmeton Telegrafi.

Forcat e sigurisë reaguan me shpejtësi duke larguar gratë, derisa një grua tjetër bërtiste dhe mbante pankarta ku shkruante “se lufta e demave është mëkat”.


Incidenti ka ndodhur derisa Papa Françesku, 87-vjeç, po udhëtonte drejt Romës për të bekuar një statujë të Virgjëreshës Mari në Ditën e Festës së Konceptimit.

Së fundmi, aktivistët kundër luftës së demave protestuan përpara automjetit të Papës gjatë një vizite në Luksemburg në shtator, ndërsa aktivistët ndërprenë një shërbim në kishë në Romë të kryesuar nga Françesku për të protestuar ndaj praktikës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori