Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur Aktakuzë kundër të pandehurit A.M, drejtor i Departamentit Ligjor dhe Licencimit të Autoritetit Regullativ të Hekurudhave (ARH), për veprën penale, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Me datë 31 Mars 2014, në Prishtinë, i pandehuri A.M, në cilësinë e personit zyrtar, përkatësisht të Drejtorit/Kryesuesit të Departamentit Ligjor dhe Licencimit të Autoritetit Regullativ të Hekurudhave (ARH), në emër të institucionit të lartcekur, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje direkte, me veprim dhe me qëllim që të përfitoj dobi materiale kompania aktuale “Trainkos”, si operator i vetëm për kryerjen e shërbimeve të transportit hekurudhor në Republikën e Kosovës dhe njëkohësisht të shkaktimit të dëmit material për kompaninë “Railtrans”, i tejkalon kompetencat e tij, si dhe nuk i përmbush detyrat zyrtare”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.
Në komunikatë shpjegohet: “Në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 92, paragrafi 12.4 dhe 17.1, të Ligjit për Hekurudhat Nr. 04/L-036, Rregulloren e Licencimit Nr. 01/2012 dhe të Nenit 11, paragrafi 1.1.1 dhe 1.1.2, të Udhëzimit Administrativ mbi Licencimin e Operatorëve të Transportit Hekurudhor nr. 02/2012, ka lëshuar Vendimin Nr. 02/14, të datës 31.03.2014 me të cilin ka revokuar në mënyrë të kundërligjshme Licencën Nr. 01/2014, të dt. 10.03.2014 për transport hekurudhor të mallrave të ndërmarrjes “Railtrans” L.L.C, me seli në Prishtinë, nr. biznesi 70487616, pronar Besir Çmega, të cilën në emër të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARH) e kishte lëshuar vet i pandehuri, ku si pasojë i sjell përfitim operatorit të vetëm publik dhe monopolist “Trainkos” dhe njëkohësisht i shkakton dëm material të dëmtuarës kompanisë “Railtrans” në vlerë rreth 1.2 milion euro”.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand