Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh.S., për veprat penale: “Vrasje e rëndë” dhe “Manipulim me prova” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se sipas aktakuzës, i akuzuari Sh.S., me datë 17.03.2019 në Suharekë në një kazino e cila gjendet në rrugën e Reshtanit me qëllim të fitimit të dobisë pasurore me dashje dhe në mënyrë dinake privon nga jeta J. A., punëtor i kazinos.
“Në këtë mënyrë, i akuzuari pasi qëndron në kazino, papritur duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e J.A., në mënyrë dinake e nxjerr armën-pistoletën e markës ,,Glock” të cal. 9x19mm., të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1m shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, me ç’rast viktima vdesë si pasojë e plasaritjes dhe gjakderdhjes së brendshme në kokë. Me këto veprime i akuzuari, ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 nëparagrafi 1.4 dhe 1.6 të KPRK”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, i akuzuari Sh.S., pas kryerjes së vrasjes, hyn në dhomën ku kanë qenë të vendosura pajisjet e kamerave të kazinosë shkatërron, dëmton dhe fsheh provat me qëllim të pa mundësimit të shfrytëzimit të dëshmive në procedurë zyrtare.
“Kështu, i merr dy shtëpiza të kompjuterit duke i larguar dhe demoluar kabllot, dy UPS, dhe të gjitha këto i vendos në bagazhin e automjetit të cilën e kishte parkuar prapa kazinos, dhe pas largimit këto dëshmi i hudh në lumin Taplluha në dalje të fshatit Neprebisht-Komuna e Suharekës. Me këtë ka kryer kryerën veprën penale “Manipulim me prova” nga neni 397 paragrafi 1 të KPRK-së. I akuzuari, gjendet në paraburgim nga data 17.03.2019, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, si dhe ka propozuar që si dënim plotësues të akuzuarit t’i konfiskohet automjeti i markës ,,Audi” A3, ngjyrë e zezë, me të cilin automjet ka bartur dhe fshehur dëshmitë e veprës penale të kryer”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë