LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për çiftin që rrahën njëri-tjetrin 

Aktakuzë për çiftin që rrahën njëri-tjetrin 

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, kundër të pandehurve B.A. dhe A.A., për shkak të dhunës në familje.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.A., më 19 dhjetor 2018, në fshatin Budrikë, komuna Viti, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij A.A., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje verbale mes vete, lidhur me një mesazh, të cilin i pandehuri e kishte lexuar në telefonin e saj, fillimisht fjalosen, pastaj e godet me telefon, e kap për flokë dhe me grushte e godet në pjesë të ndryshme të trupit, të cilës i shkakton lëndime të lehta trupore.

Rrahje në mes një çifti në Gjilan, burri e kap për flokë e godet me grushte, ajo e gjuan me djep  
Lexo po ashtu Rrahje në mes një çifti në Gjilan, burri e kap për flokë e godet me grushte, ajo e gjuan me djep  

Me veprimet e tij, ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Ndërsa, e pandehura A.A., në vendin dhe kohën e njëjtë, ka ushtruar dhunë në familje ndaj bashkëshortit të saj B.A., në atë mënyrë që pasi kupton se bashkëshorti i saj ia kishte lexuar një mesazh në telefon, e pandehura në shenjë revolte me një dru e godet atë në krahun dhe këmbën e majtë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me veprimet e saj, ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’iu shqiptojë dënimin e merituar sipas Ligjit. /Telegrafi/