LAJMI I FUNDIT:

Aksioni “Skuteri 2021”, policia shqipton 22 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve në Ferizaj

Aksioni “Skuteri 2021”, policia shqipton 22 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në vazhdën e shumë aktiviteteve që ka zhvilluar, së fundmi ka nisur së zbatuari planin operativ ‘’ Skuteri 2021’’.

Siç njofton Policia, në kuadër të këtij aktiviteti, që nga data 28.04.202, policia ka shqiptuar 22 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve , ndërsa ka konfiskuar edhe 10 prej tyre në mungesë të dokumentacionit të rregullt.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të ligjit mbi komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Tutje, Policia apelon të drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve që të respektojnë rregullat dhe ligjin.

“Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve, ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, ( vendosja e helmetës gjatë drejtimit, vozitje të kujdesshme në rrugë si dhe pajisja me dokumentacion të rregullt), me qëllim të evitimit të ndonjë aksidenti me dëme materiale , lëndime trupore apo me pasoja fatale në njerëz”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Lajme
​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Siguri
Kalo në kategori