LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet vetura e policisë në veri të Mitrovicës, lëndohet katër persona- ndër ta tre policë

Aksidentohet vetura e policisë në veri të Mitrovicës, lëndohet katër persona- ndër ta tre policë
Foto: Ilustrim

Një person derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq dhe duke mos respektuar rregullat e trafikut rrugor ka goditur veturën zyrtare të policisë.

Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ndërkaq bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:50 në veri të Mitrovicës.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës si dhe tre zyrtarë policorë.


“I dyshuari mashkull kosovar  derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq, duke mos respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, ka goditur veturën zyrtare të Policisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Lajme
A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Lajme
Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Lajme
Kalo në kategori