LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në Prishtinë mes autobusit dhe një veture, lëndohen pesë persona

Aksidenti në Prishtinë mes autobusit dhe një veture, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurri” dhe “Haxhi Zeka”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Zëdhënësja tha se aksidenti ka ndodhur në mes të një autobusi dhe një veture.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën ‘Nazim Gafurri’ dhe rrugën ‘Haxhi Zeka’ në  Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture”, ka thënë Ahmeti.

Aksident mes një veture dhe autobusit të trafikut urban
Lexo po ashtu Aksident mes një veture dhe autobusit të trafikut urban

Tutje Ahmeti tha “se si pasojë e aksidentit pesë persona  kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”. /Telegrafi/