LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Prizren me katër të lënduar, dy prej tyre zyrtarë policorë

Aksident në Prizren me katër të lënduar, dy prej tyre zyrtarë policorë

Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrjen jugore të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar katër persona dhe ka dëme të mëdha materiale.

Ai shtoi se dy nga të lënduarit në këtë rast janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilit ishin duke u kthyer nga detyra zyrtare në shtëpi.


Ai tha gjithashtu se njëri nga zyrtarët policor është i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

“Ju informojmë se rreth orës 20:10 në dalje të autostradës Prizren Jug ka ndodhur një aksident në mes dy veturave civile. Në njërën nga veturat kanë qenë duke udhëtuar zyrtarët policorë të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi. Në këtë aksident janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe dy civilë. Zyrtarët policorë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë por dyshohet se njëri prej tyre është lënduar rëndë”, tha Bytyqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori