LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Gërçec të Sarajit, lëndohet një fëmijë 7-vjeçar

Aksident në Gërçec të Sarajit, lëndohet një fëmijë 7-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Komunën Saraj të Shkupit, por fatmirësisht pa viktima.

Sipas policisë, të dielën, më datë 31.03.2019 në ora 18:30 në fshatin Gërçec të Sarajit, një kamion “Mercedes 508” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.A. (45) nga fshati Shishevë, ka goditur një fëmijë shtatëvjeçar me biçikletë nga fshati Gërçec.

Fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është transferuar në klinikën e qytetit, ku i është afruar ndihmë mjekësore.


Në vendin e ngjarjes hetime ka kryer një ekip i MPB-së./Telegrafi/