LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Durrës, 22-vjeçarja përplas me makinë të moshuarën

Aksident në Durrës, 22-vjeçarja përplas me makinë të moshuarën
Foto: Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Shkozet të Durrësit.

Një 22-vjeçare teksa drejtonte automjetin e saj ka përplasur një këmbësore të moshuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ngjarja ndodhi rreth orës 13:10, në lagjen nr. 14 të Durrësit.


Një automjet me drejtuese shtetasen K. K, 22 vjeçe, ka përplasur shtetasen këmbësore B. M., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Durrës për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/