LAJMI I FUNDIT:

AKP shpërfillë kërkesën e Kadri Veselit

AKP shpërfillë kërkesën e Kadri Veselit

Me 30 janar në takimin që kreu i parlamentit Kadri Veseli zhvilloi me drejtues të Agjencionit Kosovare të Privatizimit, u dha premtimi se do të bëhen publike listat e të gjithë uzurpatorëve të pronës shoqërore.

Publikimi i këtyre listave në ueb faqen e Agjencisë, do të duhej të ndodhë brenda dy javësh, e tërë kjo duke u thirrur në emër të transparences që u shpalos pas këtij takimi.

“Çështja e transparencës është shumë rëndësishme dhe në këtë aspekt, brenda dy jave, dhe u morëm vesh që AKP-ja do të bëjë publike listën e personave që kanë uzurpuar pronat publike”, ka deklaruar Veseli.


Mirëpo duket se AKP po shpërfillë kërkesën e kryeparlamentarit, pasi që tha se listat do t`i dërgoj drejt në kuvend.
“AKP-ja do t’ia dërgojë Kuvendit listën e të gjitha shitjeve që kanë qenë me uzurpatorë, pastaj listën e uzurpatorëve aktualë dhe listën e të gjitha shitjeve që janë bërë deri më tani, në mënyrë që publiku të ketë njohuri për asetet që janë shitur në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi.

Gazeta ka kërkuar nga AKP të dijë se pas dërgimit në kuvend kur pritet që ato të bëhen publike në Ueb të AKP-së, mirëpo ende nuk ka marrë një përgjigje nga ky agjencion.

Gjithashtu, në takimin që u mbajt në fund të janarit është dhënë edhe një afat se kur do lirohen të gjitha pronat e uzurpuara në Kosovë.
Avni Jashari, ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit ekzekutiv në AKP-së, ka thënë se deri në muajin mars të këtij viti të gjitha pronat e uzurpuara do të kthehen nën autoritetin e Agjencisë.

Ai ka treguar edhe për numrin e aseteve të uzurpuara që nga paslufta. “Deri në nëntor të vitit 2014 kanë qenë rreth 600 asete të shfrytëzuara ose të uzurpuara në mënyrë të paligjshme”, pati thënë ai.
Uzurpatorët

Është raportuar se nga 1303 kontrata të nënshkruara prej fillimit të procesit të privatizimit (në vitin 2002) e deri më tani, janë hiç më pak se 100 ndërmarrje të privatizuara, të cilat kanë ende probleme me uzurpatorë.

Kurse në Prokurorinë e Shtetit nuk e ka qartësuar nëse ka filluar të merret me rastet e uzurpimeve të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat janë privatizuar vite më parë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), por që pronarët e rinj nuk po mund t’i marrin nën menaxhim.
Në media është raportuar edhe për disa lokale të privatizuara, në qendër të Prishtinës, janë uzurpuar nga zyrtarë të lartë shtetërorë.
Lokali ku gjendet minimarketi “Egzoni”, që është blerë nga Naser Januzi, vazhdon të mbahet i uzurpuar nga Fahredin Majkovcin, një zyrtar i lartë në institucionet shëndetësore të Kosovës dhe udhëheqës i Degës së Prishtinës në Partinë e Drejtësisë.

Lokali ku gjendet “Bab club” e që ishte privatizuar nga Xhevat Sadriaj, që merret me biznesin e patundshmërive dhe industrinë e sigurimeve në Zvicër, mbahet i pushtuar nga Rrustem Rukolli.

Rrustem Rukolli, bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut.
Edhe inevstitorit Nexhat Kastrati, blerja e lokalit ku ndodhej ndërmarrjes së re “Ylli” në qendër të Mitrovicës prej AKP i kishte dalë me probleme.

Atë vazhdon ta shfrytëzoj Kasim Beqirin dhe Bekim Shytin në të cilin vepron biznesi i marketeve “Florenti”.

Ndaj Bekim Shyti e Kasim Beqiri prokuroria e Mitrovicës ngriti aktakuzë për pushtim e kërcënim. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori