Ish-Zonja e Parë, Melania Trump e bëri të qartë se ajo është gati për një pushim nga qendra e vëmendjes dje kur ajo refuzoi të ndalet dhe të pozojë për fotografët në pritje pas mbërritjes së saj në Florida, ndryshe nga ç’bëri bashkëshorti i saj.
Video e momentit kur Melania me një fytyrë të gurtë kaloi me qëllim drejt mediave në Palm Beach Airport, ndërsa e linte burrin Donald në vazhdën e tij, u ka lënë shumë përshtypje ndjekësve se ajo është e lodhur nga kamerat.
Shumë persona në Twitter kanë komentuar për gjestin e saj, që tregon në njëfarë mënyre lodhjen e saj, duke spekuluar madje se ajo është shumë pranë kërkesës për divorc, shkruan DailyMail.
Çifti Trump u larguan nga D.C të mërkurën herët dhe ateruan disa orë më vonë në Florida për të qëndruar në Mar-a-Lago.
Në bord, Melania bëri një ndryshim të veshjes, duke shkëmbyer pamjen e zymtë me fustan të zi me një fustan shumëngjyrësh të markës ‘Gucci’, vlera e së cilit shkon deri në 3,700 dollarë.
Ndërkohë takat e saj në vlerë të 795 dollarëve i përkisnin markës “Christian Louboutin”.
Veshja e saj dukej se fliste shumë për dëshirën e saj për të hequr stresin e jetës në Shtëpinë e Bardhë – me shumë prej komentuesve që theksuan se ajo dukej gati për pushime.
Por megjithëse ndryshimi në një veshje të re tregoi se ajo mund t1% ishte në disponim për t’u fotografuar para fotografëve, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Pamjet video e tregojnë atë duke ecur së bashku me burrin e saj ndërsa Trump ndalet, kthehet drejt kamerës, buzëqesh dhe bën gjeste.
Melania, megjithatë, vazhdoi të ecte me të njëjtin ritëm, duke kursyer një shikim të vrenjtur ndaj turmës dhe kamerave, duke mos e pranuar praninë e tyre.
“Ajo nuk ka më durim! Ajo është e lodhur nga ai! Kontrata ka mbaruar!”, shkroi një komentues në Twitter.
Dhjetëra komentues të tjerë kanë bërtë shaka duke thënë se Melania nuk është larg divorcit nga Trump, tani që ai nuk është më president.
“Unë parashikoj që dokumentet e divorcit do të paraqiten në 90 ditët e para të tyre si civilë”, shkroi një tjetër komentues.
“Ajo po pret që të nënshkruajë ato letra divorci sa më shpejt”, shkroi një tjetër.
“Dokumentet e divorcit po dorëzoheshin para se të mbaronte ajo video”, tha edhe një tjetër, ndërsa një tjetër u përgjigj: “Ajo po ngutet. Kam një takim me avokatin e divorcit në 10”.
Dikush tjetër më pas bëri shaka duke shkruar: “Afatet e dasmës së saj mbaruan”.
Ka pasur raporte që Melania rinegocioi marrëveshjen e saj martesore me Trumpin para se të transferohej në Shtëpinë e Bardhë.
Vitin e kaluar, ish-ndihmësja e Melanias, Stephanie Wolkoff pretendoi se Çifti Trump kishin dhoma gjumi të ndara në Shtëpinë e Bardhë dhe ‘një martesë transaksionare’.
Ish-ndihmësja e saj, Omarosa Manigault Newman pretendoi se martesa 15-vjeçare e çiftit kishte mbaruar, duke shtuar: “Melania po numëron çdo minutë derisa ai të dalë nga zyra dhe ajo mund të divorcohet”.
“Nëse Melania do të përpiqej të bënte poshtërimin e fundit dhe të largohej ndërsa ishte në detyrë, ai do të gjente një mënyrë për ta ndëshkuar atë”, tha tutje ajo.
Fotografitë e bëra në aeroport tregojnë se Melania u ngut për t’u larguar nga mbështetësit që ishin mbledhur për të përshëndetur Trumpin në Florida – megjithatë ajo duket se ka ndaluar edhe për një sekondë para se të hipte në veturë.
Është e paqartë se çfarë do të ndodhë më pas për Melanian dhe Donaldin në Florida, ku ata janë duke qëndruar në vendpushimin e Mar-a-Lago të Trumpit, megjithatë gjatë fjalës së tij të fundit si President, Trump u zotua se ai do të kthehej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës