LAJMI I FUNDIT:

Ai edhe miku i tij bizon pinë birra bashkë

Ai edhe miku i tij bizon pinë birra bashkë

Jim nga qyteti kanadez i Admontonit dhe bizoni i tij çdo ditë shëtitin bashkë nëpër rrugët e qytetit me një kabriolet të kuq dhe ndalen në pabin e afërt për ta kthyer ndonjë gotë, e më pas të kënaqur kthehen në shtëpi.

Kafsha shtëpiake e Jimit peshon 700 kilogramë, ndërsa automobili i tij përkundër peshës ecën për mrekulli, përveç se tërheq shumë vëmendjen e shoferëve tjerë.

Bizonit Baily i pëlqen të pijë birra, por pa marrë parasysh sa shumë pi, kurrë nuk bën ndonjë qeder. Vetëm tollovia në podiumin e vallëzimit e bën nervoz nganjëherë. Këta shokë të pazakontë përcillen zakonisht edhe nga qeni i Jimit. /Telegrafi/