LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti u dërgon kartolina fëmijëve të Prishtinës: Dëshira ime është që t’ju shoh sa më të lumtur e sa më të bashkuar

Ahmeti u dërgon kartolina fëmijëve të Prishtinës: Dëshira ime është që t’ju shoh sa më të lumtur e sa më të bashkuar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti në prag të festave të fundvitit ka vendosur që të gjithë fëmijëve në Prishtinë t’u dhurojë nga një kartolinë.

Në mesazhin që Ahmeti u ka përcjellur fëmijëve përmes këtyre kartolinave thuhet se “Dëshira ime për vit të ri sivjet, është që t’ju shoh sa më të lumtur e sa më të bashkuar, nëpër objekte shkollore. Jam i sigurt se Babadimri do të më dëgjojë këtë herë!”.

Më tej Ahmeti u është drejtuar fëmijëve se ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë dhe se shumë shpejt do të kemi kohë për shëtitje.


Postimi i plotë i Ahmetit:

Të gjithë fëmijëve të Prishtinës,
Gëzuar festat e fundvitit!
…E di që ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë! E di që nuk keni pas mundësi të dilni sa herë keni pas dëshirë, e nuk keni kaluar kohë me shokë e shoqe sa duhet.
E di që shpesh nuk e keni kuptuar arsyen e mbylljes, e as arsyen e vendosjes së maskës. Shpesh nuk e kemi kuptuar as ne të rriturit. Por, tani po e shohim se po bëhet më mirë, dhe se shumë shpejt nuk do te kemi ndalesa të tilla. Do të kemi kohë për shëtitje, e kohë për të kaluar me shokë e shoqe.
Dëshira ime për vit të ri sivjet, është që t’ju shoh sa më të lumtur e sa më të bashkuar, nëpër objekte shkollore. Jam i sigurt se Babadimri do t’më dëgjojë këtë herë!
Gëzuar viti i ri!
Me dashuri,
Shpendi

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori