Kushtëzimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për ta vazhduar dialogun vetëm nëse hiqet taksa dhe mos ndërrimit të statutit të Trepçës, i është përgjigjur bashkë-kryesuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar se mendimet e presidentit serb nuk kanë asnjë peshë juridike.
Ahmeti tutje ka thënë se vendimet sovrane të Kosovë, mund t’ia prishin planet Vuçiqit, transmeton Telegrafi.
“Presidenti i Serbisë e paska shtuar një kusht të ri për pjesëmarrje në dialog – atëherë kur Kosova pushon së provokuari siç e paska kuptuar Vuçiqi miratimin në Kuvend të Statusit të ndërmarrjes “Trepça”! Një gjë Vuçiqi dhe gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë : Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran, që i merr vendimet në mënyrë demokratike e sipas procedurave institucionale Vuçiqi mund të mendojë çfarë të dojë për Kosovën, por mendimet e tij nuk kanë kurrfarë peshe juridike. Rrjedhimisht është duke humbur kohë. Vendimet e tilla edhe mund t’i prishin plan atij. Por prapë kjo nuk është dhe nuk mund të jetë brengë e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka thënë se Kosova është e gatshme ta vazhdojë dialogun, dhe Serbia vendos nëse do të marrë pjesë në këtë proces.
Por sipas tij, shteti serb asnjëherë nuk do të mund ta shfrytëzojë dialogun për ta mohuar Republikën e Kosovës.
“Kosova është e gatshme të dialogojë. Për këtë jemi duke i bërë gati të gjitha dokumentet e nevojshme (Delegacionin, Ligjin, Platformën). Është vendim i Serbisë se si do të përgatitet për këtë dialog. Është po ashtu vendim i Serbisë nëse do të bëhet pjesë e dialogut. Por nuk mundet në asnjë mënyrë ta përdorë dialogun për ta mohuar Republikën e Kosovës, sovranitetin institucional të vendit”, ka shkruar Shpend Ahmeti.
Bashkë-kryesuesi i dialogut në fund ka thënë se dialogu është për ta përmbyllur temën e hapur me Serbinë, që është mosnjohja dhe mospranimi i Republikës së Kosovës.
“Në këtë dialog shkojmë për ta përmbyllur çështjen e hapur që e kemi me Serbinë e që është mosnjohja e mospranimi i shtetësisë së Republikës së Kosovës. Kjo e definon karakterin e dialogut. Tjetër synim nga ky dialog nuk kemi. Dhe tjetër synim të këtij dialogu nuk pranojmë”, ka përfunduar Shpend Ahmeti postimin e tij në Facebook.
Ndryshe, sipas Vuçiqit, dialogu mund të vazhdojë kur Prishtina siç tha ai të ndalë provokimet, e në veçanti tentimit për t’ia ndërruar statutin Trepçës që vlerëson se është rrëmbim i pronës serbe.
Në komunikatën e lëshuar për media pas takimit me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Kiff, Vuçiq, ka thënë se Serbia gjithmonë do të jetë e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Krasniqi viziton Thaçin në Hagë: Biseduam për rrugën tonë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë

Aksi Shëngjin-Velipojë, drejt përfundimit. Shkurton distancën dhe nxit zhvillimin ekonomik e turizmin në veri

LSDM: Të publikohet marrëveshja me kompaninë private për menaxhimin e parkingut në Qendrën Klinike

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja