LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Nuk është e rastësishme lidhja e Ramushit me demarkacionin

Ahmeti: Nuk është e rastësishme lidhja e Ramushit me demarkacionin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë para protestuesve se mbajtja e tij në Francë nuk është e rastësishme, kur javën e ardhshme pritet të vijë në Kuvend marrëveshja për demarkacionin, e cila nuk do të kalojë.

Ahmeti tha se nëse mendojnë se po e mbajnë vetëm Ramushin e kanë gabim, nëse mendojnë se po e akuzojnë vetëm Ramushin e kanë gabim sepse po e akuzojnë tërë popullin e Kosovës.

“Kur e takuam Ramushin para disa ditësh, diskutuam që është e rastësishme se ai po mbahet në Francë e javën tjetër duan ta sjellin Demarkacionin. Besoj se të gjithë pajtohemi se kjo nuk është fare e rastësishme”, tha ai.


“Por edhe përgjigja e tij, por edhe e të gjithë qytetarëve është se Demarakacioni nuk kalon. Nëse ata mendojnë se janë duke e mbajtur peng vetëm Ramushin ata gabojnë, ata janë duke e akuzuar gjithë popullin e Kosovës me këto aktakuza të rrejshme”.

“Ndoshta Framca e Europa nuk i njohin Vuçiqin, Nikoliqin e Daçiqin, por ne i njohim. Nëse do të mundnin, ata të gjithëve do të na ngrisnin aktakuza, nëse do të mundni do të na largonin të gjithëve nga Kosova në vitin 1999”, ka thënë Ahmeti në protestën e sotme kundër arrestimit dhe mbajtjes së Haradinajt në Francë në bazë të një fletë-arresti të Serbisë.

“Por atëherë ua kemi treguar përgjigjen e siç ka thënë edhe Ramushi përgjigjen do të ua tregojmë edhe sot. Ne asnjëherë nuk do të përulemi para shkatërrimit të shtetit tonë”.

Ai tha se sot të gjithë janë Ramusha, e Ramushi është Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori