LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Në qoftë se MASHT nuk merr vendim për pezullim të mësimit, na detyrojnë të marrim vendim si Komunë

Ahmeti: Në qoftë se MASHT nuk merr vendim për pezullim të mësimit, na detyrojnë të marrim vendim si Komunë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në qoftë se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  nuk merr vendim për pezullim të mësimit, atëherë ai do të detyrohet që të marrin vendim si Komunë.

Ahmeti ka theksuar se një pjesë e madhe e fëmijëve nuk po vijnë në mësim sepse prindërit e pastaj edhe mësimdhënësit po e implementojnë vetë rekomandimet për parandalim të coronavirusit, transmeton Telegrafi.


Kryetari Ahmeti, sot gjatë ditës ka njoftuar se Komuna e Prishtinës po vazhdon me masat parandaluese specifike rreth virusit COVID19.

Komuna e Prishtinës merr masa parandaluese rreth coronavirusit
Lexo po ashtu Komuna e Prishtinës merr masa parandaluese rreth coronavirusit

1. Gjatë vikendit do të dezinfektohen më detajisht hapësirat e ndërtesave të Komunës së Prishtinës ku ka sportele dhe shumë punë me palë.

2. Që nga nesër të gjithë punëtorët e sporteleve të Komunës së Prishtinës do të pajisen me maska, dorëza dhe dezinfektues.

3. Që nga nesër shkollat dhe çerdhet furnizohen me material higjienik shtesë sipas nevojës deri në një vendim të radhës për çerdhet dhe shkollat.

4. Komuna e Prishtinës pezullon lejet për tubimet dhe evenimentet publike (promovime, tubime ne sheshe) ku pritet pjesëmarrja e më shumë se 50 personave. Ketu perfshihen aktivitetet qe kerkojne leje nga Komuna per te zhvilluar aktivitetin.

5. Po ashtu njoftoheni se pezullohen takimet me palë në drejtoritë e urbanizmit dhe investimeve kapitale që nuk janë me urgjencë.

Ahmeti ka deklaruar se  Komuna vazhdon me ofrimin e të gjitha shërbimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori