LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Marketet të obligojnë konsumatorët të mbajnë maska

Ahmeti: Marketet të obligojnë konsumatorët të mbajnë maska

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar për disa masa të reja që janë marrë sot në lidhje me parandalimin e shtimit të rasteve me COVID-19.

Si pjesë e këtyre masave është edhe ndalimi i qarkullimit nëpër sheshet e kryeqytetit si dhe një masë tjetër është se qytetarët që kërkojnë shërbime nga Komuna e Prishtinës duhet të jenë të pajisur me maska.

Mirëpo Ahmeti në RTV Dukagjini ka thënë se masa të njëjtë mund të merren edhe për qytetarët që shkojnë në markete për t’u furnizuar me ushqime.


“Kemi marrë disa masa që çdo market duhet ta ketë një punëtorë që vazhdimisht i dezinfekton karrocat apo shportat që përdoren nga shumë njerëz, pasi virusi më së shumti bartet nga sipërfaqe të plastikës apo materialeve tjera që përdoren nga shumë njerëz”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i kryeqytetit thotë se do të ishte mirë nga marketet që të obligojnë qytetarët të mbajnë maska para se ata të futen më ambiente të mbyllura.

“Do të ishte mirë para se të marrim ne si komunë ndonjë vendim ku i obligon çdo market, dyqan apo biznes që e ka të lejuar të funksionojë që t’i obligojë të gjithë ata që futen në ambient të mbyllur të mbajnë maska”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori